Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGJA/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait (të atit). Ngjan me të vëllain. Ngjajnë njëri me tjetrin. I ngjan shumë (pak, krejt). Fshati im i ngjan tuajit. Viti vitit nuk i ngjan.
2. vet. v. III Duket. Qyteti ngjan si për festë. Kjo pamje ngjan si e pikturuar.
3. vet. v. III (zakon. me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) Më duket, më bëhet se...; ka mundësi të jetë. Më ngjan se ka ardhur. Kështu më ngjan. Nuk më ngjan të jetë ai. Ashtu ngjan të jetë. Më ngjan se dëgjova zhurmë në korridor.
4. vet. v. III (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) bised. Më shkon, më ka hije. S’të ngjan mirë ky fustan. Nuk të ngjan ty ta bësh këtë punë.
5. bised., kal. Bëj diçka fare të afërt me diçka tjetër, e bëj pothuajse si një tjetër; imitoj. Ia ngjaj shkrimit të tij. Nuk di në ia ngjaj.
✱Sin.: përngjaj, përngjas, shëmbëllej, ngjas, prirem, ngjasoj, afroj, shtie, anoj, vij, dukem, shëmbëllehem, shkrep, është, shkon, vjen, afron, imitoj, ngjet, zhvillohet, bëhet, ndodh, vëzhgohet, takon, rastis, qëllon, rrjedh.
♦ Bëmë *baba të të ngjaj.
NGJA/J vep., ~VA, ~RË jokal. 1. Kam veti, tipare a cilësi shumë të afërta ose pothuajse të njëjta me një tjetër, jam gati njësoj me një tjetër; përngjaj, shëmbëllej. I ngjan babait…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJAK,~U m. sh. ~E, ~ET 1. Gjak i mbledhur në një vend të trupit nga një goditje ose nga një shtypje, mëllë me gjak. Iu bë në dorë një ngjak. 2. fig. Diçka e keqe që të mundon e që…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁKA,~A f. sh. Këmbalka a kukëza me të cilat ecin fëmijët në lojë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Drurë në formë tërfurqish që përdorin fëmijët për ta kaluar lumin pa u lagur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJALL vep., ~A, ~UR kal. 1. Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas besimeve fetare ose besëtytnive). E ngjallën të mby…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJALLII vep., ~A, ~UR kal. I vë fëmijës emrin e një të vdekuri për ta kujtuar gjithnjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJA/S vep., ~VA, ~RË jokal. Ngjaj, ngjasoj. Ngjasin njëri me tjetrin.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJAT vep., ~A, ~UR 1. kal. Zgjat, ngjas. Ngjat dorën për të marrë diçka. I ngjati dorën. E ngjati fjalën (bisedën). 2. jokal., vet. v. III Zgjat, vijon. Nuk ngjati shumë dhe erdhi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJAT ndajf., bised. Fare pranë diçkaje tjetër, fare afër, përbri; kund. larg. Banon këtu ngjat. E kam ngjat. Mos i rri ngjat!✱Sin.: ngjitur, përbri, pranë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJAT parafj. (me një emër në r. rrjedhore) 1. Fare pranë, fare afër; përbri. Ngjat pyllit. Ngjat meje (teje). Ulu ngjat shokëve! 2. Në krahasim me... Ngjat atij ti je i vogël. Ngj…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë