Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGJALL vep., ~A, ~UR kal. 1. Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas besimeve fetare ose besëtytnive). E ngjallën të mbyturin.
2. I jap të hajë sa të shëndoshet mirë (për kafshët); e majm. I ngjallin me brumë (me misër). Ushqim që ngjall derrat.
3. fig. Risjell në mendje a në kujtesë gjëra të kaluara ose të largëta. Ngjall kujtime. Më ngjall nostalgji për fëmijërinë.
4. fig. Bëj që të lindë a të përftohet te dikush një ndjenjë, një gjendje shpirtërore e caktuar; i zgjoj përsëri, ringjall. Ngjall ndjenjat kombëtare. I ngjall besimin në vetvete. I ngjall shpresat (dëshirën).
5. fig., vet. v. III Shkakton, bëhet shkak për të lindur a për t’u shfaqur diçka. Ngjall interes (kureshtje). Ngjall diskutime (kundërshtime). Ngjalli entuziazëm. Ngjall pakënaqësi (armiqësi). Ngjall habi (frikë, dyshim).
6. bised. Shëroj. E ngjalli mjeku.
✱Sin.: ringjall, ngjalloj, shëndosh, mbruj, majm, fryj, nxis, ngacmoj, ndez, këndell, çoj, ndjell, zgjoj, rizgjoj, ringjall, krijoj, bëj, shkaktoj, shëroj.
♦ Më ngjall (më shtie, më kall) *krupën (dikush a diçka) përb. Ngjall *të vdekurin nga varri (dikush).
NGJALL vep., ~A, ~UR kal. 1. Kthej përsëri në jetë dikë që mendoj se kishte vdekur; kthej në jetë një të vdekur, ringjall (sipas besimeve fetare ose besëtytnive). E ngjallën të mby…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJALLII vep., ~A, ~UR kal. I vë fëmijës emrin e një të vdekuri për ta kujtuar gjithnjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGJÁLL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kthehem përsëri në jetë, ringjallem; kund. vdes. Mjekët e ngjallën të vdekurin. Besimtarët e krishterë besojnë se Krishti u ngjall. 2. Shtoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁLLJ/E,~A f. Veprimi dhe gjendja kur ngjall ose kur ngjallem. Ngjallja e shpirtit sulmues. Ngjallje jashtë mase.✱Sin.: ringjallje, fryrje, shëndoshje, shërim, shëndetësim, nxitj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁLLM/Ë (i), ~E (e) mb. I shëndoshë, obez, i ngjallur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJALL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. E ngjall, e majm, e shëndosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJALL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., jokal. Vrapoj, turrem. Ngjalloi te dera. ✱Sin.: vrapoj, turrem, rend.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁLLUR (i, e)I mb. Shumë i shëndoshë e i trashë nga trupi, që ka vënë shumë dhjamë; kund. i dobët, i thatë. Grua e ngjallur. Me krahë të ngjallur. ✱Sin.: i shëndoshë, i shëndoshu…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁLLUR (i, e)II mb. Që është ngjallur, i ringjallur. Procesion në nder të Krishtit të ngjallur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGJÁLLUR,~IT (të) as. Rikthim në këtë jetë, ngjallje, ringjallje. Të ngjallurit e Krishtit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë