Fjalori
NGJËROJ

NGJËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Provoj një gjellë për kripë a për shije; marr fare pak, në majëlugës, nga një gjellë. Ngjëroj gjellën. E ngjëroj për kripë. E mburr pa e ngjëruar fare. Nuk ngjëroi asnjë pikë nga ajo verë.
2. fig. Provoj a shijoj diçka. Ngjërojnëmirat e arsimit (e diturisë, e përparimit). Ngjërontemirat e pushimeve në mal.
Sin.: provoj, shijoj.

NGJËROJ

NGJËR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Eci me kujdes që të mos bëhem me baltë e të mos ndotem, kaloj aty ku nuk ka llucë; i bie rrotull. Ngjëroj anës rrugës. Ngjëron me kujdes. Nuk ngjëronte fare e bëhej tërë baltë.
2. fig. Kaloj kohën me diçka, zbavitem. Ngjëronte duke parë filma.
Sin.: ruhem, anashkaloj, argëtohem.

NGJEROJ

NGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Kaloj duke kërcyer nga një gur në tjetrin.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.