Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Ha e pi sa e shuaj plotësisht urinë a etjen; ngopem. Ngihem me mish (me verë). U ngi me qershi (me fiq).
2. vetv. Mbushem me diçka; thith diçka në vetvete me shumicë aq sa të mos kem më nevojë. Nuk ngihej me frymë (me ajër). Në këtë vapë me zor ngihet toka me ujë.
3. fig., vetv. Kënaqem plotësisht me diçka; plotësoj deri në fund një dëshirë; heq a nxjerr mallin për diçka, ngopem. U nginë me fëmijët (me miqtë, me të afërmit). Më ngihet zemra. Nuk ngihem së shikuari. Nuk ngihet njerëzia me fjalë boshe. Nuk ngihet me pasuri. Nuk i ngihej syri me atë bukuri.
4. iron., vetv. Jam mërzitur, më ka ardhur në majë të hundës diçka. Ishte ngirë me gënjeshtra.
5. pës. e NGÍJ3. Fëmijët ishin ngirë me ëmbëlsira.
✱Sin.: ngopem, mbushem, fryhem, shembem, dendem, pallohem, zhdëpem, ngjeshem.
NGI/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. I jap të hajë ose të pijë dikujt sa të shuajë plotësisht urinë a etjen; ngop. Ngij me bukë (me mish, me verë). Ngij të uriturin. Nuk nginin dot barkun me bukë.
2. Mbush me diçka derisa të mos mbajë më a të mos ketë më nevojë; kim. i shtie një lëngu ose një tretësire sasinë më të madhe të një lënde tjetër që mund të shkrihet në të. E nginë tokën shirat që ranë. Ngij tretësirën me kripëra.
3. fig. Kënaq deri në fund dëshirën me diçka; u jap kënaqësi të plotë shqisave a ndjenjave. E ngiu dëshirën (kureshtjen). Na ngiu zemrën. Të ngin syrin. I ngin fëmijët me përralla. Për të ngirë orekset politike.
4. Mërzis me diçka, bëj që t’i dalë përhundësh. Na ka ngirë me fjalë. E ka ngirë edhe hasmin dikush thuhet për dikë që i bën një të keqe të madhe kryesisht vetes apo familjes së tij.
✱Sin.: ngop, mbush, fryj, shemb, dend, palloj, zhdëp, ngjesh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë