Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGEL vep., ~A, ~UR jokal. 1. Ndal në vend, sepse s’kam mundësi për të lëvizur më tej, nuk kam më fuqi të eci më tej; pushon së lëvizuri a së punuari diçka ngaqë i pakësohet forca; mbetem, ngec. Ngeli kali (mushka, gomari). Ngeli makina (karroca) në baltë. Ngeli në vend s’lëviz dot as para as prapa. Ngeli prapa. Ngeli në rrugë. Ngeli ora. Ngeli motori.
2. Nuk e kaloj dot një klasë të shkollës ose një provim. Ngeli në klasë. Ngeli në vitin e parë. Ngeli në provim (në gjuhë).
3. Qëndroj gjatë në një vend; merrem vazhdimisht me diçka, nuk pushoj së bëri diçka, nuk i ndahem. Ngeli në shtëpi. Ngeli rrugëve. Ngeli brenda. Ngeli gjithë ditën atje. Ngeli duke qarë (duke u ankuar, duke qeshur). Ngeli mbi libra.
4. vet. v. III Nuk më shkëputen sytë a vëmendja nga dikush a nga diçka. I ngelën sytë tek i biri. Më ngeli mendja tek ato fjalë.
5. Nuk arrij ta bëj diçka, nuk gjej kohë ose mundësi për të bërë diçka; mbetet pa u bërë. Ngela pa shkuar. Ngeli pa ngrënë darkë. Ngeli pa u martuar. Na ngeli edhe këtë javë kjo punë. Na ngeli pa zgjidhur ky problem. Më ngeli peng që nuk e bëra diçka.
6. Bie në një gjendje të caktuar; ndodhem në rrethana a në kushte zakonisht të padëshiruara; mbetet. Ngeli i kënaqur (i zemëruar, i dëshpëruar). Ngeli keq (ngushtë). Ngeli pa shtëpi (pa të holla). Ngeli vetëm. Ngeli pa përkrahje (pa ndihmë). Ngeli i ve (pa grua). Ngelën pa mësues (pa drejtues). Ngeli pa frymë iu mor fryma. Ngeli gruri pa korrur. Ngeli kërcu (qyqe) mbeti pa asnjë fëmijë ose pa asnjë njeri të shtëpisë.
7. vet. v. III Mbetet diçka pa u shpenzuar, pa u përdorur etj. nga një shumë ose tërësi; kam ende të lirë për të përdorur një shumë, një pjesë kohe. Më ngelën edhe dyqind lekë. I ngelën dhjetë pula nga njëzet. Na ngelën edhe njëzet minuta kohë. Nuk na ka ngelur edhe shumë.
8. vet. v. III Më duhet edhe diçka, kërkohet edhe pak për ta përfunduar një punë; më mbetet për të bërë. Na ngelën edhe dy kilometra rrugë. U ngelën edhe dy rreshta misri për të prashitur. Na ngeli edhe një pikë për të shqyrtuar. Nuk na ngel gjë tjetër.
9. Shpëtoj pa u dëmtuar, pa u cenuar ose pa u shkatërruar, mbetem; ruhet. Ngeli gjallë. Ngeli më këmbë shtëpia. I ngelën vetëm muret. Nuk ngeli asgjë në këmbë nga tërmeti.
10. kal., bised. Nuk e lë një nxënës a një student të kalojë një klasë më lart në shkollë ose të kapërcejë një provim. E ngeli në klasë. E ngeli në provim. E ngeli për vjeshtë e detyroi (një nxënës a një student) të rijapë një provim a disa provime në vjeshtë.
✱Sin.: ndal, ndalem, pushon, mbes, mbetem, mbij, ngec, ngecem, vritem, ndalon, përqendrohem, tepron, shpëtoj, ruhet, rrëzoj, rrëzohem, lë, qëndroj, ngelem, lidhem.
♦ Më ngeli (më mbeti) në *derë (dikush a diçka). Ngela (mbeta) *duarthatë. Ngeli (mbeti) pa *frymë (dikush). Më ngeli (më ngeci, më mbeti) në *fyt. I ngeli (i mbeti) *goja (dikujt). I ngeli (i mbeti) në *gojë (dikush a diçka). I ngeli (i mbeti) *mendja (te dikush a te diçka). Më ka ngelur (më ka mbetur) në *mendje (diçka).
NGEL vep., ~A, ~UR jokal. 1. Ndal në vend, sepse s’kam mundësi për të lëvizur më tej, nuk kam më fuqi të eci më tej; pushon së lëvizuri a së punuari diçka ngaqë i pakësohet forca; …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGEL,~I m. Ngërç. I zuri ngeli këmbën. E ka kapur ngeli.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÁK,~E mb. Ngelaq.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÁN,~E mb., krahin. Që është i dobët nga shëndeti, i brishtë; shëndetlig.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Ai që është i dobët nga shëndeti; shëndetlig.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÁQ,~E mb. I ngathët, i plogët; i pavendosur për një punë a për diçka. I ngjitën nofkën “ngelaq”. Kishte humbur edhe vitin si nxënës ngelaq.✱Sin.: i ngathët, i plogët, i ndrutë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i ngathët, i plogët; i pavendosur për një punë a për diçka. Ai është një ngelaq pa shkollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGÉL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Ngel, mbetem. Nuk ngelet pas. Ngeli pa gjë nga zjarri që ra. Le të ngelet midis nesh kjo që do të them.✱Sin.: ngel, mbetem.♦ Të ngelet (të mbetet…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÍ mb., krahin. 1. Që i merr gjërat me nge, dembel; i ngeshëm; i papunë. Njeri ngeli. 2. si em. Ngetar. - Çfarë regjistron ky ngeli në atë bllok?
Shfaq përkufizimin e plotë →NGELÍ ndajf. Ngeshëm. - A je ngeli? - Po, jam ngeli.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë