Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGAZËLLÚAR (i, e) mb. I gëzuar pa masë për diçka, që e ka pushtuar një hare e madhe; që shpreh gëzim të thellë për diçka. Zëra të ngazëlluar. Britma të ngazëlluara. Njeri i ngazëlluar. I ngazëlluar nga pamja para syve.
✱Sin.: i gëzuar, i ngazëllyer, i pabrengë, i pahall, i padert, pamjeçelur, i gazmendshëm, gazmor, gazplotë, nurbardhë.
NGAZËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E gëzoj shumë dikë, i ngjall një gëzim të madh. Hapja e tunelit i ngazëlloi. I ngazëllon puna ndërtimtare. Dhurata do ta ngazëllojë nënën.
2. jokal. Gëzohem thellë për diçka, më rrëmben hareja; më duket nga jashtë gëzimi i madh që ndiej përbrenda. Ngazëllojnë zemrat. U ngazëllonin fytyrat (sytë). Le të ngazëllojnë të gjithë! Ngazëllon gjithë vendi.
✱Sin.: gëzoj, shendoj, gëzohem, galdoj, ngazëllej, gazmoj.
►NGAZËLL/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER 1. vetv. Ngazëllohem. U ngazëllyen të gjithë.2. pës. e NGAZËLLÉJ. U ngazëlluan nga lajmi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLL/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. dhe jokal. Ngazëlloj. Zëri i bilbilit më ngazëllen. Nuk më ngazëllen ky fakt. Ngazëllen prej qejfit. Ngazëllenin prej lajmeve të marra. Gjindja nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Gëzim i thellë që provojmë nga diçka, hare e madhe; gazmend, eufori, shend. Ngazëllim i thellë (i çiltër). Ngazëllimi i popullit. Britmë (thirrje) ngazë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLIMTÁR,~E mb., poet. Që të ngazëllon; ngazëllues. Vështrim ngazëllimtar. Këngë ngazëllimtare. Lajm ngazëllimtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGAZËLL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ndiej një gëzim të thellë për diçka; shfaq një gëzim të madh. Ngazëlloheshin për fitoren. Me ta parë ajo u ngazëllua shumë. Ngazëllohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E gëzoj shumë dikë, i ngjall një gëzim të madh. Hapja e tunelit i ngazëlloi. I ngazëllon puna ndërtimtare. Dhurata do ta ngazëllojë nënën. 2. jo…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLÚES,~E mb. 1. Që shpreh ngazëllim, që shfaq një gëzim të madh e të papërmbajtur; i hareshëm. Brohoritje (thirrje) ngazëlluese. Fjalë (vështrime, shikime) ngazëlluese. Atmosf…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLÝER (i, e) mb. I ngazëlluar. Ndjehet (është) i ngazëllyer. I ngazëllyer nga suksesi (nga fitorja).
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLÝER,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i ngazëlluar. Të ngazëllyerit e të gëzuarit. Të ngazëllyerit e vërtetë ishin fëmijët. Të ngazëllyerit e natës. Të ngazëllyerit nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGAZËLLÝER,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e ngazëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë