Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGATHTËSÁN,~E mb. 1. Që është i ngathët, ngatharak. Burrë ngathtësan.
2. si em. m. Ai që është i ngathët. U vonua ngathtësani.
NGÁTHTAS ndajf. Në mënyrë të ngadaltë, me ngathtësi, ngathshëm. Gishtat lëvizin ngathtas mbi tastierë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj dikë të ngadalshëm, të plogësht.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËSÁJKË mb. f. 1. Që është e ngathët, ngatharake. Grua ngathtësajkë.2. si em. f. Ajo që është e ngathët. Na vonoi shumë ngathtësajka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËSÍ,~A f. Vetia e atij që është i ngathët, të qenët i ngathët; plogështi; kund. shkathtësi. Ngathtësi fizike (mendore). Ngathtësi në punë (në ecje). Shfaqje ngathtësie. Sëmun…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËSÍM,~I m. Ngathtësi, plogështi. Pati njëfarë ngathtësimi. Ngathtësim i lëvizjeve të gjymtyrëve. Ngathtësim i ecjes.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËSÍSHT ndajf. Me ngathtësi, ngathët, ngathtas, ngathshëm. Pluskonte ngathtësisht në ujë. Përkulem ngathtësisht. Ia zgjatën ngathtësisht dorën njëri-tjetrit. Ngathtësisht i fs…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGATHTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem i ngathët, ngathem. Po më ngathtësohen duart? Mendja po i ngathtësohej. 2. pës. e NGATHTËSÓJ. Është ngathtësuar nga mosha.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj të ngathët, bëj të plogët, ngath. Problemi në zemër e kishte ngathtësuar. Të qenët pa punë e ka ngathtësuar shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGATHTËSÚAR (i, e) mb. Që është ngathtësuar, që është bërë i plogët. Gjymtyrë të ngathtësuara. Dukej më i ngathtësuar. E ngathtësuar prej afrimit të gjumit. ✱Sin: i ndrutë, i ngada…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë