Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGÁTHSH,~E [NGÁTHÇ,~E] mb. 1. Që është i ngathët, i ngathshëm; i ndrutë, i mpirë.
2. si em. Ai që është i ngathët. - Ec më shpejt, mor ngathsh!
✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngatharak, i ngathët, i ngathtësuar, i ngathur, ngelaq, pangallos, përtërthoran, i prapët, i plogët.
NGATH vep., ~I, ~UR kal., vet. v. III 1. Mpin. E ngathi të ftohtët. Ia ngathi duart akulli. Ia ngathi gjuhën rakia. Ky mot i vranët të ngath.
2. E bën dikë të ngathët, të plogët, e bën që të humbasë shkathtësinë, plogështon; kund. shkath. E ka ngathur rehatia. Dramacitet që t’i ngath ndjenjat.
✱Sin.: mpij, plogështoj, topis.
NGÁTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i mpirë, ngathsh. Lëvizje të ngathshme. ✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, i ngadaltë, i marrtë, marran, ngalakaq, ngalakeq, ngalaq, i ngalët, ngath…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁTHSHËM ndajf. Ngathtësisht, me ngathtësi, ngathtas, ngathshëm. E vështroi ngathshëm. U përgjigj ngathshëm. Ecte ngathshim.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë