Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGASHËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ngashërej, mallëngjej. Rrëfim që të ngashëron. Ajo qan, ngashëron, trishtohet.
NGASHËLLÍM,~I m., krahin. Veprimi kur ngashlloj ose kur ngashllohem.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. 1. Qep sytë. 2. Qep rrallë-rrallë, vetëm sa për ta mbajtur të kapur. I ngashëlloi thasët që të mos derdheshin.3. Kullandris, rregulloj di…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËLLÚAR (i, e) mb., krahin. Që është ngashëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNÍM,~I m. Shqetësim, merak. Ngashënimi nuk i ndahej nënës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNJ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Bëj për vete dikë ose e shtyj të veprojë në një mënyrë të caktuar duke përdorur fjalë të bukura, lajka e premtime; josh. Ngashënjej me lajka (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngashënjej dikë ose kur ngashënjehem. 2. Veti a cilësi tërheqëse, që të rrëmben. Ngashënjim joshës. Plot hir e ngashënjim. 3. Asimilim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNJÝER (i, e) mb. Që është ngashëryer; shumë i mallëngjyer. Me zë të ngashënjyer. Fliste i ngashënjyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNJÝES,~E mb. Që të tërheq e të bën për vete, joshës. Fjalë ngashënjyese. Bukuri ngashënjyese. Shikim ngashënjyes.✱Sin.: joshës, tundues.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGASHËN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shqetësohem, merakosem. Plaku ngashënohej për hiçmosgjë.2. pës. e NGASHNÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shqetësoj, merakos. E ngashënoi të ëmën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËNÚAR (i, e) mb. Që është ngashënuar, i shqetësuar, i merakosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGASHËR/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u), ~ÝER vetv. 1. Provoj dhembje, hidhërim a keqardhje të thellë; prekem në zemër, mallëngjehem thellë. Më ngashërehet zemra (shpirti) për dikë. U ngash…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËR/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. Prek thellë në ndjenja dikë, duke e bërë që të provojë dhembje, hidhërim a keqardhje; prek në zemër, mallëngjej thellë. Pamje që të ngashëren. Lajm…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÍ,~A f. Gjendja e atij që është i ngashëryer, mallëngjim i thellë, ngashërim. Flet (qan) me ngashëri. E pushtoi një ngashëri. Ia thotë këngës me ngashëri.✱Sin.: ngashërim, d…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Gjendje e njeriut që është i prekur thellë në ndjenjat, turbullim i brendshëm nga një hidhërim ose gëzim i papritur etj.; mallëngjim i thell…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGASHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Ngashërehem, mallëngjehem. U ngashërua nëna kur i shkuan për vizitë nipërit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÚAR (i, e) mb. I mallëngjyer.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÚES,~E mb. Që të ngashëren; mallëngjyes. Ngjarje ngashëruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÝER (i, e) mb. I prekur thellë në ndjenja, i prekur në zemër; i mallëngjyer thellë. I ngashëryer thellë. Me zë të ngashëryer. Fliste i ngashëryer.✱Sin.: i prekur, i trishtua…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGASHËRÝES,~E mb. Mallëngjyes, tronditës, turbullues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë