Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGÁSËS,~E mb. 1. Që ngacmon të tjerët duke i prekur me dorë a me diçka tjetër, bezdisës, cytës, provokues. Njeri ngasës.
2. fig. Që të shtyn të bësh diçka, nxitës, cytës. Gamë kërkimi sa ngasëse aq dhe trazuese.
3. fig. Që të nxit e të ndez dëshirat e brendshme, që të shtie në ngasje, tundues; joshës. Ari është një mjet ngasës për shumë njerëz. Paraja është shumë ngasëse. Shikim (qëndrim) ngasës.
4. fet. Tundues; mëkatar. E shtyri në dëshira ngasëse.
✱Sin.: ngacmues, ngacmimtar, ngucës, ngucakeq, bezdisës, cytës, cytanik, nxitës, provokues, shpofkatar, thumbues, shpues, ngallitës, gërgasës, tundues, joshës, epshndjellës.
NGÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bezdis e që ngacmon të tjerët me dorë etj., provokues, ngacmues, tundues, gërgasës. Ngasës dinak.
2. edhe fig. Ai që të shtyn a të nxit të bësh diçka, shtytës, ngacmues, cytës. Paragjykimet janë ngasësit e parë të njerëzve për veprime. Ndjekim udhëtimin ngasës të autorit drejt qytetit të lindjes.
3. fig. Joshës. Ishte një ngasës i keq.
4. fet. Tundues për mëkat. Ngasësi për mëkat.
5. libr. Ai që nget një mjet a një kafshë; shofer, vozitës. Policia gjobiti dy ngasës të automjeteve (të veturave). Identifikohet vetura dhe ngasësi. Biçikleta ka sensorë në pjesën e pasme që e njoftojnë ngasësin nëse ndonjë makinë i afrohet më shumë. Ngasësit e skuterave bëjnë shpesh gabime.
✱Sin.: ngacmues, provokues, bezdisës, shtytës, tundues, gërgasës, prekës, çikës, shqetësues, mashtrues, joshës, epshndjellës, shofer, vozitës, kalorës, karrocier.
NGÁSËS,~E mb. 1. Që ngacmon të tjerët duke i prekur me dorë a me diçka tjetër, bezdisës, cytës, provokues. Njeri ngasës.2. fig. Që të shtyn të bësh diçka, nxitës, cytës. Gamë kërki…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁSËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që bezdis e që ngacmon të tjerët me dorë etj., provokues, ngacmues, tundues, gërgasës. Ngasës dinak. 2. edhe fig. Ai që të shtyn a të nxit të bësh diç…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë