Fjalori
NGARKESË

NGARKÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sendetmban ose që i vihen sipër një njeriu, një kafshe a një mjeti transporti për t’i çuar diku; mallçohet nga një vendtjetrin; barrë. Ngarkesë e rëndë (e lehtë). Ngarkesë e plotë. Ngarkesa e makinës. Udhëtim me ngarkesë (pa ngarkesë). Me ngarkesëshpinë. Kalë (kafshë) ngarkese. Anije (vagon) ngarkese. Ngarkesë me grurë. Ngarkesë e lejueshme.
2. Sasia e punësbën a që duhetpërballojë dikush. Ngarkesë fizike (mendore). Ngarkesë mësimore. Ngarkesë e plotë (e tepërt). Ngarkesë e lartë pune. Ngarkesa sportive. Ngarkesa ditore (javore, mujore, vjetore) sasia e orëvemësimitjep një mësues në një ditë (javë, muaj, vit). Është nën (mbi) ngarkesë. Ngarkesë shtesë.
3. Sasia e punëspërballon një makineri, një motor, një pajisje etj. Ngarkesa e turbinës (e centralit elektrik). Ngarkesa e motorit. Ngarkesa e furrës sasia e materialithidhetfurrën e shkrirjes. Punon me ngarkesë (pa ngarkesë) motori. Punon nën ngarkesë (mbi ngarkesë).
4. elektr. Sasia e elektricitetitgrumbullohet në një trup, në një kondensator etj. Ngarkesë elektrike. Ngarkesë pozitive (negative). Ngarkesa e joneve. Ngarkesa elektrikelira. Ngarkesa e kondensatorit.
5. fiz. Forcë e jashtmevepron mbi një trup, duke ushtruar një shtypje a peshë mbi të. Ngarkesë statike (dinamike, elastike). Ngarkesë kritike. Ngarkesë e lëvizshme. Ngarkesë mendore.
6. Sasi lënde plasëse, që futet në një predhë. Ngarkesë plasëse.
7. fig. Tipar plotësues me forcëveçantë, të cilin e bart diçka. Ngarkesë emocionale. Fjalë (shprehje) me ngarkesë stilistike.
Sin.: peshë, rëndësirë, barrë, hajvan, mëngë, shtatzënësi, punë, forcë, ngjyrim.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.