Fjalori
NGALLOS

NGALLÓS vep., ~A, ~UR kal. Njollos, ndyj, lyej diçka me diçka tjetër, zhyej me baltë, leros. E ngallosi me miell fustanin.
Sin.: ndot, ndyj, njollos, leros.


Rezultate të ngjashme

►NGALLÓS/EM jovep., ~A (u), ~AR vetv. Njollosem, ndyhem, zhyhem me baltë, lerosem. Ishte ngalosur deri te koka me baltë.Sin.: ndotem, ndyhem, njollosem, lerosem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGALLÓSUR (i, e) mb. Që është ndotur, që është bërë pis; i zhyer me baltë. Pantallonat i kishte përherë të ngallosura me baltë. Sin.: ndotur, i njollosur, i lerosur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGÁLLO,~JA m. sh. ~, ~T krahin. Gjel deti.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGALL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Provoj për shije, e shoh për kripë (një gjellë), ngjëroj, shijoj. Ngalloje njëherë gjellën!

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGALL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Tall, bezdis dikë. - Mos e ngallo djalin!Sin.: ngacmoj, shpoj, nxit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGALL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Lëshon ngallë, biskon. Ngalluan qepët. Ngalluan lulet. Ngalloi sallata.2. Zë kalli gruri. Ka ngalluar gruri. 3. fig. Përhapet, shpër…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NGALLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Bisk i sapodalë në degë. Pema kishte lëshuar ngallore.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.