Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGALLÍT (NGALLÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Shpoj dikë me një kashtë a thupër me majë.
2. fig., kal. Ther me fjalë dikë, ngacmoj, gërgas. Iu tek ta ngalliste. Mos e ngallit!
3. jokal., vet. v. III Nxjerr ngallë, ngallon. Kanë ngallitur qepët. Ngalliti lulja.
4. fig., jokal. Fillon të zhvillohet a të rritet diçka; ngrihet a ndërtohet diçka në një vend ku më parë s’kishte asgjë. Po i ngallitin dhëmbët foshnjës. Ka ngallitur një qytet i ri. Vepra ngalliti e shkruar në dialekt.
5. kal. Nxis, shtyj. E ngalliti të shoqen për ta pranuar ofertën. Kush të paska ngallitur kështu?
✱Sin.: shpoj, ngacmoj, ther, filizon, ngrihet, rritet, ndërtohet.
NGALLIC/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III Nxjerr ngallën, ngallicën.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ngallë. 2. Thekë misri (lulja mashkullore). Misri sapo ka nxjerrë ngallicën.3. fig. Grua që fut spica, grua që fut në sherr të tjerët, pishëvënë; gru…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍM,~II m. Veprimi kur ngallon; procesi i nxjerrjes së ngallës. Ngallimi i qepës (i preshit). Pas ngallimit preshtë nuk hahen më.✱Sin.: ngallë, biskim, rabush.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍM,~III m. Të provuarit për shije, shijim. Ngallimi i gjellës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT krahin. Njeri që e ka zakon të shkojë shpesh për vizitë për të mirë ose për të keq. Ngalliqin e gjej në atë shtëpi sa herë që shkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍT (NGALLÍS) vep., ~A, ~UR 1. kal. Shpoj dikë me një kashtë a thupër me majë. 2. fig., kal. Ther me fjalë dikë, ngacmoj, gërgas. Iu tek ta ngalliste. Mos e ngallit! 3. jokal.,…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGALLÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Jepem me zjarr pas diçkaje, i vihem me gjithë shpirt një pune. U ngallit pas projektit që ideoi vetë. Është ngallitur pas parasë.2. vetv. N…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi kur ngallit ose kur ngallitem.2. Biskim, ngallim. Ngallitja e qepëve.✱Sin.: shpim, ngacmim, shqetësim, mugullim, rritje, zhvillim, ngritje, ndërtim, bis…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍTËS,~E mb. Që ngacmon të tjerët, ngacmues. Veprime ngallitëse.✱Sin.: ngacmues, ngasës, thumbues, gërgasës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGALLÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ngacmon të tjerët, ngacmues, gërgas.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë