Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGADHËNJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET lart. 1. Veprimi kur ngadhënjej mbi dikë. Ngadhënjimi mbi armikun. Ngadhënjimi mbi forcat e natyrës (mbi vdekjen).
2. Fitore e madhe dhe e plotë. Dita e ngadhënjimit ndaj fashizmit. Ngadhënjimi i së mirës mbi të keqen. Ecën me ngadhënjim.
✱Sin.: fitore, triumf, mposhtje.
NGADHËNJIMÍSHT ndajf., lart. Me fitore të plotë; në mënyrë ngadhënjimtare, triumfalisht. Marshon ngadhënjimisht. Hynë ngadhënjimisht në qytet. Luftoi ngadhënjimisht kundër egërsisë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJIMTÁR,~E mb., lart. 1. Që ka arritur fitore të plotë; që del gjithmonë fitimtar, i pathyeshëm; që kryhet me sukses të plotë e të gjithanshëm, që çan përpara me fitore, i pa…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. lart. Ai që ka arritur fitore të plotë në një luftë; ai që ka dalë fitimtar pas përpjekjesh të mëdha për të arritur diçka, ngadhënjyes, fitimtar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka arritur fitore të plotë në një luftë; ajo që ka dalë fitimtare pas përpjekjesh të mëdha për të arritur diçka, ngadhënjyese, fitimtare. …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJ/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER lart., jokal. 1. Thyej çdo qëndresë dhe dal fitimtar mbi dikë a mbi diçka; arrij një fitore të plotë mbi dikë a mbi diçka. Ngadhënjyen mbi armikun (mbi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJÝES,~E mb., lart. Ngadhënjimtar. Populli ngadhënjyes. Homazh ngadhënjyes. Dolën ngadhënjyes përballë armikut (kundërshtarit). Ishin ngadhënjyes dhe të fortë. Fitore ngadhën…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJÝES,~I m. sh. ~, ~IT lart. Ngadhënjimtar. Ngadhënjyes mbi sulltanët. Qëndrimi krenar i ngadhënjyesit. Ngadhënjyesi i botës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ngadhënjimtare. Ushtria jonë do të jetë ngadhënjyesja. Ngadhënjyesja e shpirtit të paepur. Ngadhënjyesja mbi gjarprin.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJÝESHËM ndajf. Me ngadhënjim, triumfalisht. Marshonin ngadhënjyeshëm drejt qytetit. Skuadra kuq e zi u fut ngadhënjyeshëm në qytet. Ndeshet ngadhënjyeshëm me sfidat e jetës.…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADHËNJÝESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Ngadhënjimtar. Popull i ngadhënjyeshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë