Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGADALËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më e ngadalshme diçka; zhvillohet a ecën me ngadalë; kund. shpejtohet. Ngadalësohen proceset fiziologjike. Është ngadalësuar ritmi.
2. vetv. Bëhem më i ngadalshëm. Ngadalësohem për shkak të sëmundjes (të lodhjes). Me kalimin e moshës u ngadalësua shumë.
3. pës. e NGADALËSÓJ.
✱Sin.: zvogëlohet, bie, ulet, pakësohet, shtrohet.
NGADALËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj më të ngadalshëm, i zvogëloj shpejtësinë; kund. shpejtoj, përshpejtoj. Ngadalësoi vrapin (ecjen). Ngadalësoi hapat. Ngadalësoi shpejtësinë.
2. Bëj që të ecë me ngadalësi një punë. Ngadalësoi ritmin e punimeve.
✱Sin.: zvogëloj, pakësoj, ul, step, ndaloj, shtroj.
NGADÁLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ecën, që punon a vepron ngadalë, që i mungon shpejtësia e shkathtësia në lëvizje, në punë a në të folur; i plogët; kund. i shpejtë. Njeri (burrë,…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADÁLSHËM ndajf. Ngadalë. Ngadalshëm u fut në dhomë. Filloi të fliste ngadalshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADÁLTË (i, e) mb. Që është i ngadalshëm; kund. i shpejtë. Hapa të ngadaltë. Zhvillim i ngadaltë. Fjalën e ka të ngadaltë. Është i ngadaltë në punë. ✱Sin: i ndrutë, i ngadalshëm, …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADÁLË ndajf. 1. Në mënyrë të ngadalshme, me shpejtësi të vogël, pa u nxituar; kund. shpejt. Ecën ngadalë si breshka. Punon ngadalë. E bënë rrugën ngadalë. E kanë marrë punën ngad…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËSÍ,~A f. Mungesë shpejtësie, plogështi në punë a në veprime; vetia e atij që është i ngadalshëm; të qenët i ngadalshëm; kund. shpejtësi. Ngadalësi e tepruar. Ngadalësi në pu…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËSÍM,~I m. Veprimi kur ngadalësoj apo kur ngadalësohet diçka; kund. shpejtim, përshpejtim. Ngadalësimi i punimeve. Ngadalësimi i ecjes (i shpejtësisë). Ngadalësim i ritmeve t…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bëj më të ngadalshëm, i zvogëloj shpejtësinë; kund. shpejtoj, përshpejtoj. Ngadalësoi vrapin (ecjen). Ngadalësoi hapat. Ngadalësoi shpejtësinë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËSÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mek. Mekanizëm që ngadalëson një proces a një punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËSÚAR (i, e) mb. Që ecën a që bëhet më ngadalë se zakonisht, që i është zvogëluar shpejtësia; kund. i shpejtuar. Lëvizje e ngadalësuar. Frymëmarrje e ngadalësuar. Ritëm i nga…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADALËSÚAR,~IT (të) as. Ngadalësim. Të ngadalësuarit e plakjes. Të ngadalësuarit e ritmit të punimeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë