Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGACMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka aftësinë të ngacmohet; që ngacmohet me lehtësi. Ky ilaç i bën neuronet më pak të ngacmueshëm. Këta faktorë stresues i bëjnë njerëzit lehtësisht të ngacmueshëm. Disa persona janë lehtësisht të ngacmueshëm për nga natyra.
✱Sin.: i ndjeshëm, i prekshëm.
NGACMÚESHËM ndajf. Në mënyrë ngacmuese. Flet ngacmueshëm. Tha ngacmueshëm e duke qeshur.
NGACMÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngacmuar nga dikush a diçka; që e ka ngacmuar dikush a diçka. Kërkova fjalën i ngacmuar nga fjala e saj. Disi i ngacmuar nga një refuzim. I ngacmuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚAR,~IT (të) as. Ngacmim. Të folurit e të ngacmuarit me bejte. Mënyrë e të ngacmuarit. Të ngacmuarit me fjalë (me sy). Stili i tij i të ngacmuarit me shaka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚES,~E mb. 1. Që vepron mbi indet ose shqisat dhe e bën organizmin të kundërveprojë; që e rrit veprimtarinë nervore të organizmit. Lëndë ngacmuese. Veprim ngacmues. 2. Që ndez…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm e acarues. 2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMUESHMËRÍ,~A f. 1. Aftësia për të kaluar në gjendje ngacmimi; ndjeshmëri e tepruar ndaj vepruesve të jashtëm. Ngacmueshmëri e tepruar (e sëmurë). Ngacmueshmëri e theksuar.2. fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë