Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGACMÚES,~E mb. 1. Që vepron mbi indet ose shqisat dhe e bën organizmin të kundërveprojë; që e rrit veprimtarinë nervore të organizmit. Lëndë ngacmuese. Veprim ngacmues.
2. Që ndez me gjallëri një ndjenjë. Bukuri ngacmuese. Valle ngacmuese. Muzikë ngacmuese.
3. Që shkakton shqetësime ose një ndjenjë të papëlqyeshme, shqetësues. Të qeshur ngacmues. Fjalë ngacmuese. Vështrime ngacmuese.
✱Sin.: ngasës, ngacmimtar, thumbues, shqetësues, prekës, turbullues, përkasës, gërgasës, ngucës, shtytës, shpotitës, cytës, ngallitës, grindavec, çikës, qatrar, cingërnjar, shpofkatar, thumbamadh, thumbaxhi, cytanik, gudulisës, gjallërues, epshndjellës.
NGACMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm e acarues.
2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi shqisat dhe që e bën atë të kundërveprojë në një mënyrë të caktuar. Ngacmues i brendshëm (i jashtëm). Ngacmues i kushtëzuar (i pakushtëzuar). Ngacmues kimik (fizik, mekanik). Vepron si ngacmues.
3. Lëndë që nxit organet dhe që i bën të veprojnë më me gjallëri. Ngacmues i sistemit nervor. Kafeja është një ngacmues.
4. elektr. Gjenerator i vogël me rrymë elektrike, që shërben për të vënë në lëvizje një motor të madh elektrik. Ngacmues kryesor.
NGACMÚAR (i, e) mb. 1. Që është ngacmuar nga dikush a diçka; që e ka ngacmuar dikush a diçka. Kërkova fjalën i ngacmuar nga fjala e saj. Disi i ngacmuar nga një refuzim. I ngacmuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚAR,~IT (të) as. Ngacmim. Të folurit e të ngacmuarit me bejte. Mënyrë e të ngacmuarit. Të ngacmuarit me fjalë (me sy). Stili i tij i të ngacmuarit me shaka.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚES,~E mb. 1. Që vepron mbi indet ose shqisat dhe e bën organizmin të kundërveprojë; që e rrit veprimtarinë nervore të organizmit. Lëndë ngacmuese. Veprim ngacmues. 2. Që ndez…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm e acarues. 2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMUESHMËRÍ,~A f. 1. Aftësia për të kaluar në gjendje ngacmimi; ndjeshmëri e tepruar ndaj vepruesve të jashtëm. Ngacmueshmëri e tepruar (e sëmurë). Ngacmueshmëri e theksuar.2. fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka aftësinë të ngacmohet; që ngacmohet me lehtësi. Ky ilaç i bën neuronet më pak të ngacmueshëm. Këta faktorë stresues i bëjnë njerëzit lehtësisht …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÚESHËM ndajf. Në mënyrë ngacmuese. Flet ngacmueshëm. Tha ngacmueshëm e duke qeshur.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë