Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGACM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Prek me dorë a me një mjet dikë a diçka për ta kruar, për t’i hequr diçka, për ta ndezur etj.; trazoj. Ngacmoi plagën me thua. Ngacmoj zjarrin me mashë.
2. fiziol. Veproj mbi indin e një organizmi të gjallë dhe e bëj të pësojë ndryshime e të përgjigjet; e bëj të ndiejë dhembje ose të ketë një ndijim zakonisht të papëlqyeshëm. Shtypja e rruazave i ngacmon nervin. Drita i ngacmonte sytë. Të ngacmon hundën aroma.
3. Bëj që të veprojë më me gjallëri e me forcë, gjallëroj një ndjenjë etj.; ngjall. I ngacmon fantazinë (kureshtjen). Ajo fjalë i ngacmoi kujtesën. I ngacmon nervat. Aroma e gjellës i ngacmoi oreksin djalit.
4. fig. Nxit, shtyj dikë që të veprojë kundër a në dëm të dikujt, nxit, cyt, shpoj, nguc. E ngacmuan kundër tij.
5. Shqetësoj dikë duke e prekur me dorë, duke i thënë fjalë që e mërzitin ose duke e tallur; trazoj; e cyt dikë për ta zemëruar, thumboj, ngas. Ngacmon shokun e bankës. E ngacmon kolegun tërë ditën me fjalë.
6. bised., vet. v. III Ngas, nuk e lë rehat. E ngacmon kolla (lemza). E ngacmojnë ethet. E ngacmon një plagë e vjetër. E ngacmon ajo e tokës i bie, e kap herë pas here sëmundja e tokës.
7. elektr. Dërgoj rrymë elektrike në elektromagnetet e një motori, krijoj fushën magnetike të nevojshme për të vënë në lëvizje një motor.
✱Sin.: prek, gërgas, gërvëlis, pickoj, çik, ngallit, kunjëzoj, kunjoj, shpotis, ngallmoj, shkëlfis, quk, ngjok, përqesh, gudulis, rrëmoj, trazoj, shqetësoj, tallem, grepoj, tanoj, bezdis, ngas, ngërzit, spicoj, inatos, mërzis, tërboj, dokëndis, ngjall, nxit, shpoj, shtyj, cys, nguc, thumboj, qatroj, luaj, djeg, ther, bubërroj, cingëris, xëgis, anangas, cuk, guxit, shagas.
♦ I ngacmoi *dregëzën (dikujt). I ngacmoi (i gërvishti) *plagën (dikujt). Ngacmon (shtyn, shkrep) *urët (dikush).
►NGACM/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Cytim a shpojmë njëri-tjetrin me fjalë ose me diçka, trazojmë njëri-tjetrin. Ata po ngacmoheshin me fjalë. Dikur vajzat ngac…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGACMÓR,~E mb. Që ngacmon, ngacmues.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë