Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGA ndajf. Përdoret për të pyetur: 1. Për vendin prej ku vjen dikush a diçka, ku është ose nëpër të cilin kalon dikush a diçka; prej ku. Nga po vjen kështu? Nga e morën drejtimin? Nga kaluat? Nga dolët (hytë)?
2. Për vendin ku drejtohet dikush a diçka; ku. Nga veni kështu? Nga ia mbajtën? Nga do të kalosh? Nuk e di se nga shkuan.
3. Për prejardhjen e dikujt a të diçkaje. Nga jeni? Nga ju kemi? Nga vjen kjo fjalë?
4. Për burimin a shkakun e diçkaje. Nga t’i besoj? Nga ta di unë se përse më ka thirrur?
5. Përdoret në fillim të një fjalie mohuese që shpreh pohim, me kuptimet «ngado, nga çdo vend, prej çdo anë». Nga nuk kishin ardhur! E nga s’kanë dërguar urime!
NGA parafj. Përdoret me një emër në rasën emërore, për të treguar: 1. Vendin prej të cilit nis lëvizjen dikush a diçka ose prej ku vjen dikush a diçka; burimin prej ku del diçka; prej. Vjen nga qyteti (nga fshati, nga malësia). Erdhën nga Gjermania. Vinin nga larg. Zbritën nga malet. Buron nga liqeni (nga mali). Del nga toka.
2. Vendin drejt të cilit lëviz dikush a diçka, te. Shkuan nga ujëvara. Erdhi nga ne pas ceremonisë. U drejtuan nga tribuna. Nga e majta (nga e djathta).
3. Vendin nëpër të cilin kalon ose përshkohet diçka; nëpër. Hyri nga dera. Fluturoi nga dritarja. I ranë nga kopshti. Marr ilaçe nga goja.
4. Vendin ku gjendet dikush a diçka; në, te; vendin ku ndodhet njeriu a sendi veprues. Isha nga vëllai. Si jeni nga shtëpia? Kalonte ditën nga vreshtat. E pashë nga ballkoni.
5. Pikën a vendin mbi të cilin drejtohet një veprim. Vështroi nga deti (nga rruga). Hodhi sytë nga shtëpia. Vëzhgonte nga ajo anë (nga ai krah). Anon nga ne.
6. Vendin ose drejtimin prej ku vepron diçka mbi folësin a mbi një send. E rrethuan nga krahët. E goditi nga veriu. Goditja më erdhi nga s’e prisja.
7. Vendin ose sendin prej të cilit përcaktohet një largësi; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon largësinë që matet midis tyre; së bashku me një emër tjetër me parafjalën «në» tregon vendin, brenda caqeve të të cilit lëviz dikush a diçka. Dhjetë hapa nga bregu. Dyqind metra nga vendi i ngjarjes. Largësia nga Toka në Hënë. Bëri një udhëtim nga Veriu në Jug.
8. Sendin a vendin, prej sipërfaqes ose brendësisë së të cilit merret, largohet a hiqet diçka. E mori nga tryeza. E nxori nga xhepi. E hoqi nga koka (nga supet). E largoi nga rruga. Zbriti nga kali (nga makina, nga avioni).
9. Tërësinë, prej ku është hequr, ndarë, shkëputur ose është marrë një pjesë a njësi. Pjesë nga fjalimi. Vargje nga poema. Disa nga veprat. Një kapitull nga punimi. Dy punonjës nga kompania shkuan për specializim. Secili nga nxënësit.
10. Njeriun a sendin, të cilit i hiqet, i kërkohet a i merret diçka; prej. Këput frutat nga pema. Mbledh fletoret nga nxënësit. E kërkon nga ne. Kërkoi ndihma nga miqtë (nga komuniteti). E largoi nga familja. U nda nga prindërit.
11. Vendin e banimit, punën, veprimtarinë, marrëdhëniet etj., prej të cilave largohet dikush a diçka; prej. Vjen nga puna (nga pushimet). U kthye (u lirua) nga ushtria. Ra nga pozita.
12. Burimin prej nga nis diçka ose zë fill një mendim, një ndjenjë etj. Më doli nga mendja. Falënderoj nga zemra. Urimi i doli nga zemra.
13. Gjendjen, dukurinë a drejtimin, prej ku largohemi, shkëputemi a shmangemi. Shpëtoi nga rreziku. U zgjua nga gjumi. Hoqi dorë nga padrejtësitë. Nuk heq dorë nga synimet e tij. Dal (nxjerr) nga mjerimi. Nuk shmangem nga përgjegjësitë. Nuk shkëputemi nga jeta.
14. Prejardhjen ose zanafillën e dikujt a të diçkaje; mjedisin, grupin a kategorinë ku bën pjesë dikush a diçka; prej. Nga fshati Shëngjergj. Vjen nga një familje e thjeshtë. Nga shtresë e varfër (e ulët, e mesme). Me burim nga ilirishtja.
15. Lëndën a diçka që hiqet, largohet, pastrohet etj. Pastroj nga plehrat (nga njollat). E griu nga paratë. E zhveshën nga imuniteti.
16. Vendin ku kapet a zihet diçka; për. Zë nga krahu (nga mënga). Kap nga freri. E zuri macen nga bishti.
17. Kohën e përafërt, gjatë së cilës kryhet a bëhet diçka; kohën që merret si pikënisje. Nga vera (vjeshta, dimri). Nga fillimi i muajit shkon për botim. Nga fundi i korrikut merr lejen e zakonshme. Aty nga mesnata u dëgjua një e shtënë. Ka kaluar një çerek ore nga dhjeta.
18. Veprimin ose punën që nis. Filloi nga puna. Filluan nga të vjelat. Nisi nga përgatitjet. Nisi (zuri) nga avazi.
19. Shkakun e diçkaje a vepruesin. Nga dëshira (frika, zemërimi). Nga lodhja e tepërt. Nga e keqja (halli). I zgjedhur nga populli. Pema u rrëzua nga era. U dogj nga vapa. Gumëzhinte nga njerëzit. U dënua nga gjykata.
20. Diçka prej ku nisemi a ku mbështetemi për të vepruar. Nga parime universale. Nga baza të drejta. Nga prizmi politik. Nga pozitat e fituesit. Nga përvoja e shumë viteve në atë fushë.
21. Tiparin a anën që marrim si mbështetje për të përcaktuar a vlerësuar dikë a diçka. I vogël (i madh, i zhvilluar) nga trupi. I paktë nga shëndeti. I ri nga mosha. I dyti nga madhësia. E njoha nga rrobat. Nga ana morale. Nga pikëpamja strategjike.
22. Sendin ose njeriun me të cilin krahasohet diçka a dikush; se. Më i miri nga të tjerët. Më shumë nga sasia e parashikuar. Më i riu nga mosha në atë mjedis.
23. Sendin a njeriun sipas të cilit veprohet ose bëhet diçka. Marrin shembull nga mësuesi.
24. Njeriun me të cilin përcaktohet një lidhje afrie a gjaku. Kushëri nga babai. Nip nga motra. Vëlla nga nëna (nga babai).
25. Sasinë që i jepet secilit pjesëtar të një grupi; me një numëror të përsëritur tregon grupet e barabarta në të cilat ndahet një grumbull ose rendin e lëvizjes së këtyre grupeve njëri pas tjetrit. U dha nga pesë libra. U bie nga dyqind mijë lekë. U ndanë nga një palë rroba. Ecnin dy nga dy. Hynë tre nga tre. I mori një nga një në intervistë (në pyetje).
26. Përdoret në bashkëlidhje me parafjalët «në», «më» në ndërtime që tregojnë një periudhë kohe me caqet e fillimit e të mbarimit. Nga marsi deri në korrik. Nga shtatori në nëntor. Nga mëngjesi në drekë. Nga ora tetë deri në orën dhjetë. Aktiviteti do të bëhet nga data 7 deri më 10 maj.
27. Përdoret për të shënuar pikënisjen (në bashkëlidhje me parafjalën «në») në togje që kanë një gjymtyrë të përsëritur a përemrat «njëri... tjetri» dhe që tregojnë një shtrirje a një lëvizje të pandërprerë në hapësirë dhe në kohë ose një përsëritje të veprimit a të gjendjes. Nga mali në mal. Nga dera (dritarja) në derë (dritare). Nga dhoma në dhomë. Shtohet prodhimi nga viti në vit. Nga koha në kohë. Nga njëri skaj në tjetrin. Nga njëra javë në tjetrën.
28. Përdoret në disa togje me ndajfolje, që tregojnë vend, marrëdhënie në hapësirë ose sasi. Nga larg (afër). Nga poshtë (lart). Nga jashtë (brenda). Nga lart poshtë. Nga poshtë lart. Nga pak (shumë).
✱Sin.: prej, te, tek, nëpër, në, nën, për, me.
NGA lidh. 1. Përdoret për të lidhur një fjali të varur vendore. Do të vete nga të më thuash ti. Shkon nga të fryjë era. Le të shkojë nga të dojë!
2. Përdoret për të lidhur një fjali të varur përcaktore, për të treguar vendin e veprimit që shprehet në këtë fjali. U ulën në një breg, nga dukej fshati. I mbyllën të gjitha shtigjet, nga mund të hynte armiku. Shtëpia nga doli, ndodhej në rrugën kryesore.
3. Përdoret në krye të një pyetjeje të zhdrejtë. Nuk e di nga vajti. Nuk e pashë nga më erdhi.
4. Përdoret me një folje të përsëritur për të treguar një lëvizje në drejtim të papërcaktuar. Shkonte nga shkonte dhe kthehej prapë.
NGÁ/SI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Prek diçka me dorë, me këmbë a me një send. Ngas me dorë (me këmbë). Mos i nga librat (fletët). I kishte ngarë gjërat e mia.
2. fig. Shqetësoj dikë me fjalë a me vepra; nuk e lë të qetë, trazoj, ngacmoj, cyt. E ngau rëndë. E ngau me fjalë. Nuk të nget njeri. Të sulmon, po e ngave. - Lëre në hallin e tij, mos e nga!
3. bised. Zë diçka për ta ngrënë, për ta pirë ose për t’u marrë me të, prek, nis (zakonisht me mohim). Nuk e ngau gjellën fare nuk hëngri fare. Nuk i ngau mësimet nuk mësoi fare. Nuk e nget duhanin nuk e pi duhanin. E nget gotën pi raki.
4. bised., vet. v. III Më shqetëson një sëmundje ose shfaqja e saj herë pas here, nuk më lë të qetë duke më shkaktuar dhembje, të dridhura etj. E ngasin ethet. Më nget reumatizmi. E nget kolla (lemza). E nget ajo e tokës.
5. Shtyj një kafshë që të ecë në një drejtim të caktuar ose të punojë në arë. Ngau kalin (mushkën, gomarin). E ngiste kalin me të katra. Nget qetë. Nget karvanin i drejton rrugën një karvani me kafshë barre.
6. krahin. Punoj tokën me kafshë ose me mjete të mekanizuara, lëroj. Ngasin tokën me qe (me parmendë, me traktor). E ngau tokën në kohën e duhur.
7. E nis dhe e drejtoj gjatë ecjes një mjet transporti. Ngas veturën (kamionin, traktorin, qerren). Ngas biçikletën. Di (mësoi) të ngasë makinën. Ngas me shpejtësi.
8. bised. Merrem me një punë a me një çështje për ta shqyrtuar ose për ta parë më tej; prek. Nuk po e ngasim më tej këtë punë (këtë bisedë, këtë muhabet).
9. bised., vjet. Merrem me një punë, me një mjeshtëri etj.; ndjek diçka. Nget bujqësinë (blegtorinë). Ngasin shkollën rregullisht.
10. Vë në lëvizje me shpejtësi. Ngas duart (këmbët).
11. krahin. Mpreh. Ngas thikën (sëpatën).
12. jokal. Bredh, rend. Nget rrugëve si zagar. Nget pas vajzave.
✱Sin.: prek, ngjok, bezdis, trazoj, tundoj, thumboj, ngacmoj, shqetësoj, shpoj, gërgas, cyt, cuk, nguc, nis, shtyj, nxis, dokëndis, shagat, tanoj, guxit, xëgit, gërvëlis, ngallit, cërit, zhbiroj, çoj, drejtoj, vozis, jap, shqyrtoj, mpreh, lëroj, bredh, rend, lëviz.
♦ *Lëre mos e nga (mos pyet)! iron. Që ta ngas *fjalën (llafin)... E nget *gotën (dikush). S’e nget as *gjarpri (dikë). Ngas *këmbët. Nget (rreh) *larg (dikush). Më ngau *shkuma. Mos e nga (mos e cyt) më *tej (diçka).
NGADÓ ndajf. Nga çdo vend, nga çdo anë, gjithandej, kudo. Ngado jehonte kënga. Pushka kërciste ngado. Ngado punohej. Pranverën e sheh ngado.✱Sin.: kudo, gjithandej.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGADÓ lidh. Përdoret së bashku me përemrin lidhor «që» për të lidhur një fjali të varur vendore; në çdo vend ku, nga çdo anë që, kudo që. Ngado që shkojnë, i presin me të gjitha të…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁ/J vep., ~VA, ~RË jokal. Ngas, vrapoj. Ngante të arrinte trenin.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁJ/Ë,~A f. Shkak, shtysë. Ngajë e rreme. Ngaja e sëmundjes. Bëhet ngajë. E gjeti ngajën. Zemërohet pa ngajë.✱Sin.: shkak, arsye, justifikim, motiv, shtysë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁLC,~I m. sh. ~A, ~AT Ngalës, çark, këmbëz, ngasëkeqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁLL vep., ~A, ~UR kal. dhe jokal., bised. Shpif; shkagoj. Ka qejf të ngallë për të gjithë. Mos ngall se nuk është ashtu siç thua ti!
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁLL,~I m. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Kallëz, kalli. Gruri ka nxjerrë ngall. 2. Ngallë misri; ngallicë; endës, kaçup, shpuzë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁL/Ë,~A f. Shqetësim; problem, dhimbje, brengë, peng, kujdes, merak, gajle, dert, kasavet. E ka një ngalë ai që rri i vetmuar. ♦ I mbetet ngalë diçka dikujt i mbetet peng.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁ/SI vep., ~VA, ~RË kal. 1. Prek diçka me dorë, me këmbë a me një send. Ngas me dorë (me këmbë). Mos i nga librat (fletët). I kishte ngarë gjërat e mia. 2. fig. Shqetësoj dikë me…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGÁ/SII vep., ~VA, ~RË jokal. Eci me vrap, ngarend. Ngau shpejt (me hapa të shpejtë). Ngau me vrap. Ngiste pas fëmijës. Ngava në shtëpi. Ngau përpara përparoi, bëri përparime. Nget…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë