Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGËRTHÝER (i, e) mb. 1. Që është shtrembëruar, që është bërë hark. I ngërthyer si grep. Brirë (dhëmbë) të ngërthyer. Qafë e ngërthyer si kërrabë.
2. Që e kanë mbërthyer mendimet, dhembja a zemërimi (për vetullat). Vetulla të ngërthyera.
3. fig. Që të tërheq vëmendjen shumë dhe të bën ta ndjekësh medoemos, që të mbërthen. Kureshtarët e ngërthyer nga habia.
4. fig. Që e ka pllakosur diçka e keqe (lufta, kriza, krimi). I ngërthyer nga një krizë ekonomike. Vend i ngërthyer nga krimi.
5. fig. Që është në kaos, që është i ngatërruar. Krijimi i shesheve ishte vështirësuar tashmë në atë qytet të ngërthyer.
6. fig. Që lidhen gushtë dhe harmonizohen me njëra-tjetrën, i gërshetuar. Fjalë të ngërthyera njëra me tjetrën. Fakte (mendime) të ngërthyera.
✱Sin.: i shtrembëruar, i lakuar, i rrudhur, i ngrysur, i vrenjtur, i pllakosur, i mbërthyer.
NGËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Bashkoj a lidh fort dy gjëra, duke i ndërthurur ose duke futur pjesë të njërës tek tjetra; bëj të kapen dhëmbëzat e një rrote me dhëmbëzat e një rrote tjetër; kap, shtrëngoj fort. Ngërthej dërrasat e dyshemesë.
2. Mbledh vetullat nga mendimet, nga zemërimi etj.; shtrembëroj, mbledh si hark (një pjesë të trupit). Ngërtheu vetullat kular. Ngërtheu qafën (fytyrën).
3. fig., vet. v. III Përfshin në vetvete, rrok së bashku, përmban. Familjarët i ngërthente një habi e fshehtë. Enigma që ngërthente në vete shpirti i tij. Kjo shkencë ngërthen shumë disiplina. Kumte që në vete ngërthejnë intriga. Poema ngërthen mijëra vargje. Romani (tregimi) ngërthen probleme të rëndësishme shoqërore. Fjalori ngërthen pasurinë e gjuhës.
✱Sin.: bashkoj, lidh, ndërthur, vë, kap, shtrëngoj, rrudh, ngrys, shtrembëroj, vrenjt, harkoj, karfos, përfshin, rrok, përmban.
NGË́RTH,~I m. Ngërç. E zuri ngërthi tek po notonte.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRTHÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Greth, gërthac.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NGËRTH/ÉHET jovep., ~ÝE (u), ~ÝER vet. v. III 1. vetv., vet. sh. Lidhen mirë dy gjëra duke hyrë pjesë të njërës tek tjetra. Ngërthehen dërrasat. Ngërthehen dhëmbëzat e rrotave. 2.…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRTH/ÉJ vep., ~ÉVA, ~ÝER kal. 1. Bashkoj a lidh fort dy gjëra, duke i ndërthurur ose duke futur pjesë të njërës tek tjetra; bëj të kapen dhëmbëzat e një rrote me dhëmbëzat e një …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRTHÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Sistem rrotash të dhëmbëzuara, që bashkohen duke futur dhëmbët te njëra-tjetra për të përçuar një lëvizje; ingranazh. 2. fig. Tërësi dukurish të lid…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRTHÍM,~I m. Veprimi kur ngërthej ose kur ngërthehet diçka. Ngërthimi i dhëmbëzave. Ngërthimi i vetullave. Ngërthimi në jetën e përditshme. Ngërthimi nga mafia.✱Sin.: bashkim, li…
Shfaq përkufizimin e plotë →NGË́RTHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. Gaforre, gërthje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRTHÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET det. Litar anijeje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë