Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NGËRM/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxit a shtyj dikë për të bërë diçka që nuk i takon ose që mund t’i sjellë dëm; nguc. - Kush e ngërmoi ta bënte? E ngërmoi dikush që ta bënte atë krim. E ngërmuan të merrte pjesë.
2. Nxit a shtyj kafshën për të ecur, grah. U ngërmonin kuajve (mushkave).
3. I flas dikujt me të egër, me zemërim a duke iu kërcënuar. I ngërmoi të birit.
4. vet. v. III Më shtrëngon fort ndjenja e nevojës për diçka; më mundon, më pret, më grin. Më ngërmon uria (etja, gjumi, të ftohtët). Më ngërmoi për bukë kam shumë uri, më griu uria.
✱Sin.: nxis, shtyj, trazoj, hakërrohem, nguc, grah, shtrëngon, grin.
NGËRM/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxit a shtyj dikë për të bërë diçka që nuk i takon ose që mund t’i sjellë dëm; nguc. - Kush e ngërmoi ta bënte? E ngërmoi dikush që ta bënte atë …
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRM/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Përkul. Ngërmoje pak kurrizin. Ia ngërmoj samarin dikujt fig. ia ndreq samarin; ia punoj, e ndëshkoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë