Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NGËRDHÉC/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin. 1. vetv. Ngrehalucem; kacagjelohem. - Mos u ngërdhec ashtu! 2. pës. e NGËRDHÉC.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÉCJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur ngërdhec, ose kur ngërdhecem.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÉCUR (i, e) mb. Që është ngërdhecur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR krahin., vetv. 1. Pi alkool dhe kënaqem me të tjerët në një mënyrë të zhurmshme dhe të gjallë.2. Ha shumë diçka si i pangopur, si i zijosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÁQJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET krahin. 1. Të pirët alkool me të tjerët në një mënyrë të zhurmshme dhe të gjallë.2. Të ngrënët shumë, si i pangopur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÁQUR (i, e) mb. 1. Që ka pirë shumë alkool. Njerëzit e ngërdhaqur bënin shumë zhurmë.2. Që ha shumë diçka si i pangopur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÉSH vep., ~A, ~UR kal. Shtrembëroj fytyrën e përdredh buzët nga diçka e papëlqyer, nga dhembja, për të përqeshur dikë etj.✱Sin.: kërvesh, shtrembëroj, zhgapërrej, prish.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÍT (NGËRDHÍS) vep., ~A (u), ~UR kal. Bëj një zhurmë të ashpër; lëshoj një tingull të pakëndshëm për veshin, veçanërisht gjatë frymëmarrjes ose të folurit.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÚC vep., ~A, ~UR keq., kal. Shtrembëroj fytyrën duke nxjerrë dhëmbët; kërcënoj. I ngërdhuci turinjtë të birit. ✱Sin.: kërcënoj, ngërmoj, ngridh.
Shfaq përkufizimin e plotë →NGËRDHÚZA,~T f. vet. sh. 1. Naze, ojna në të ngrënë a diçka tjetër; pretendime. Ha me ngërdhuza. I bën ngërdhuza gjellës. I ka ngërdhuza ato. Nxjerr ngëdhuza ka pretendime.2. Ngërd…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë