Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NEVERÍT (NEVERÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj t’i vijë neveri; vel, velit. Mos ia neverit gjellën! Na neveriti ky mish (kjo ëmbëlsirë). Era e keqe i neveriti të gjithë.
2. fig. E bëj diçka të mërzitshme e të padurueshme për dikë, duke ia dhënë me tepri ose në mënyrë të rëndë e të pakapshme; ia nxjerr nga zemra dikujt një njeri të afërm, një shok etj., duke i folur keq për të. Ia neveriti lëndën (mësimin). Ia neveriti pushimet. Ky realitet e neveriste. Më neverit ky fenomen.
3. Heq dorë dhe nuk kujdesem më për dikë a për diçka, braktis, lë pas dore. Neveriti shkollën. E neveriti familjen në mjerim.
✱Sin.: efshoj, vel, velit, vështiroj, gërdit, mërzis, vështiros, vështir, zvjerdh, pështiros, velem, vrazhdoj, ndyj, braktis.
►NEVERÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Më vjen neveri nga një ushqim, nuk e ha më nga neveria, më vështiroset. I është neveritur ajo gjellë. Iu neverit alkooli.2. fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍTJ/E,~A f. 1. Veprimi a gjendja kur neverit ose kur neveritem. Neveritja nga ajo përzierje aromash. Neveritja e punës (e shkollës). Neveritja nga jeta. 2. Neveri. Shihte me n…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që të ngjall neveri, që të sjell të përzier. Çdo ushqim i dukej i neveritshëm. Ç’gjë e neveritshme! 2. fig. Që të ngjall një ndjenjë të papëlqyeshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍTSHËM ndajf. Në një mënyrë që të neverit; ndot. I dëbuan neveritshëm nga salla. Vështrimin neveritshëm e hodhi tutje në horizont.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍTUR (i, e) mb. Që është neveritur. Ishte i neveritur nga të ndenjurit kot tërë ditën. Ndihej e neveritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍTËS,~E mb. Që të ngjall neveri, i neveritshëm. Thashetheme neveritëse. Sjellje neveritëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEVERÍ,~A f. 1. Ndjenjë e përzierjes së stomakut para një gjelle a para një ushqimi që nuk na pëlqen a që na ka velur dhe që s’e shohim dot me sy; ndjenjë e përzierjes nga një arom…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë