Fjalori


Rezultate të ngjashme

NEUTRALÍST,~E mb. Që i përket neutralitetit, që ka të bëjë me neutralitetin, i paanshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është i paanshëm, ithtar i një politike neutrale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALITÉT,~I m., libr. Të qenët neutral, asnjanësi. Neutraliteti i gjyqtarit. Neutralitet në politikën e jashtme. Neutralitet formal. Neutralitet i dyshimtë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZÍM,~I m., libr. Asnjanësim, çaktivizim, çarmatosje. Neutralizimi i qendrave të zjarrit. Neutralizimi i atentatorit. Neutralizimi i terrorizmit. Neutralizimi i shkaqeve të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NEUTRALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., vetv., vet. v. III Asnjanësohet. Neutralizohet stilistikisht (gjuh.). Neutralizohen tretjet acide (kim.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. E bëj (diçka) të paefektshme duke zbatuar një forcë a një efekt të kundërt; e bëj të jetë asnjanës, asnjanësoj. Neutralizoj ndikimin (v…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZÚAR (i, e) mb. Që është neutralizuar, i asnjanësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZÚES,~E mb., libr. Që neutralizon, asnjanësues. Rol neutralizues. Veprim (funksion) neutralizues. Antitrup neutralizues.Sin.: asnjanësues, çarmatues, çaktivizues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Forcë ose ndikim që e bën një forcë kundërshtare joefektive ose më pak efektive, asnjanësues. Neutralizuesit e acidit. Neutralizuesit e aromave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEUTRALIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të neutralizohet. Kundërshtar i neutralizueshëm. Grup lehtësisht i neutralizueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.