Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NÉSËR ndajf. 1. Në ditën që vjen fill pas së sotmes; kund. dje. Nesër në mëngjes (në drekë, në mbrëmje). Do të vijë nesër. Nesër nisemi. Nesër prishet koha. Punën e sotme mos e lër për nesër. (fj. u.).
2. Në një të ardhme të afërt; në të ardhmen. Nesër, kur do të hyni në punë. Nesër, kur të përfundojë. Jo vetëm për sot, por edhe për nesër. Nesër do të jetë vonë.
♦ Nuk ta lë për nesër (dikush) shih nuk ta lë mangët (dikush). Nesër pasnesër në të ardhmen, kur të vijë koha; dikur. (Është) *sot për nesër (me sot me nesër). *Sot është e nesër s’është (dikush). Jo *sot po nesër. Me *sot me nesër. Sot e sot tani është koha për të vepruar; o sot, o kurrë më.
NÉSËRM (i), ~E (e) mb. 1. Që vjen fill pas ditës së sotme; që i përket ditës pas së sotmes; kund. i djeshëm. Dita e nesërme. Data e nesërme. Puna e nesërme. Udhëtimi i nesërm. Mësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NESËRMBRË́MA ndajf. Nesër në mbrëmje. Eja nesërmbrëma. Ndiqe nesërmbrëma në televizor.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÉSËRM/E,~JA (e) f. 1. Dita që vjen fill pas së sotmes; kund. e djeshmja. Të nesërmen e asaj dite. Të nesërmen në mëngjes. Të nesërmen e gjetën qenin. Gdhiu e nesërmja. Erdhi të ne…
Shfaq përkufizimin e plotë →NESËRNÁTA ndajf. Nesër në mëngjes herët. Nesërnata do të nisemi për udhë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë