Fjalori
NERVOZOJ

NERVOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj nervoz, e nevrikos, nxeh. Çfarë e nervozoi kaq shumë? Mungesa e tij e nervozoi sallën.
Sin.: nxeh, nevrikos.


Rezultate të ngjashme

NERVÓZ,~E mb. 1. Që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; që nxehet e zemërohet shpejt, nevrik, me nerva, jo i qetë. Njeri (tip) nervoz. 2. Që shpreh një…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; ai që nxehet e zemërohet shpejt, nevrik. Nervozi dallohet që në pamje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; ajo që nxehet e zemërohet shpejt, nevrike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZÍM,~I m. Të qenët nervoz, nevrikosje. Nervozimi lexohej qartë në sytë e tyre. Në nervozim e sipër mori udhën për në qytet. Nervozimi i turmës (i klientëve).

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZÍSHT ndajf. Me nervozizëm, me shqetësim, me ankth, me frikë. Trokas nervozisht gishtat në tavolinë. Ecte nervozisht përgjatë korridorit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZITÉT,~I m. Nervozizëm. Nervozitet në fushën e lojës. Iu drejtua me nervozitet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZÍZ/ËM,~MI m. Gjendje e acaruar e nervave, që shprehet me ngritje të zërit, me lëvizje të tepërta dhe me shprehje e veprime të pakontrolluara, gjaknxehtësi, nevrikosje. Shenja…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NERVOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem nervoz, nevrikosem, nxehem. U nervozua kur e pa mysafirin. 2. pës. e NERVOZÓJ. U nervozua nga pyetjet e gazetarit.Sin.: nxehem, …

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZÚAR (i, e) mb. Që është nervozuar, i nevrikosur. I nervozuar nga situata e krijuar në sallë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NERVOZÚES,~E mb. Që të nervozon. Tip nervozues. Zhurmë nervozuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.