Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NERVOZÍSHT ndajf. Me nervozizëm, me shqetësim, me ankth, me frikë. Trokas nervozisht gishtat në tavolinë. Ecte nervozisht përgjatë korridorit.
NERVÓZ,~E mb. 1. Që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; që nxehet e zemërohet shpejt, nevrik, me nerva, jo i qetë. Njeri (tip) nervoz. 2. Që shpreh një…
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVÓZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; ai që nxehet e zemërohet shpejt, nevrik. Nervozi dallohet që në pamje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVÓZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ka ndjeshmëri të lartë dhe të sëmurë ndaj ngacmimeve të jashtme; ajo që nxehet e zemërohet shpejt, nevrike.
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZÍM,~I m. Të qenët nervoz, nevrikosje. Nervozimi lexohej qartë në sytë e tyre. Në nervozim e sipër mori udhën për në qytet. Nervozimi i turmës (i klientëve).
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZITÉT,~I m. Nervozizëm. Nervozitet në fushën e lojës. Iu drejtua me nervozitet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZÍZ/ËM,~MI m. Gjendje e acaruar e nervave, që shprehet me ngritje të zërit, me lëvizje të tepërta dhe me shprehje e veprime të pakontrolluara, gjaknxehtësi, nevrikosje. Shenja…
Shfaq përkufizimin e plotë →►NERVOZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem nervoz, nevrikosem, nxehem. U nervozua kur e pa mysafirin. 2. pës. e NERVOZÓJ. U nervozua nga pyetjet e gazetarit.✱Sin.: nxehem, …
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E bëj nervoz, e nevrikos, nxeh. Çfarë e nervozoi kaq shumë? Mungesa e tij e nervozoi sallën.✱Sin.: nxeh, nevrikos.
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZÚAR (i, e) mb. Që është nervozuar, i nevrikosur. I nervozuar nga situata e krijuar në sallë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NERVOZÚES,~E mb. Që të nervozon. Tip nervozues. Zhurmë nervozuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë