Fjalori
NENE

NÉN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET E shoqja e dajës.

NENË

NÉN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Amafanthus blitum) Bimë barishtore njëvjeçare, që mbinara e në kopshte, me faraimëta e të shumtamajë dhe me gjethemëdha mishtorengjyrëgjelbër si në të kuqe, që përdoren për lakror; nenëz. Nenë e butë (e egër). Nenë e bardhë. Lakror me nenë.

NËNE

NËNÉ,~JA f. Nënë. E priste nënejapragshtëpisë. S’më lë nënejashkallë, se kam fustanin me palë (pop.).

NËNË

NË́N/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gruaja kundrejt fëmijëve të vet; grua që ka lindur fëmijë, mëmë. Nënë e dashur (e dhembshur, e kujdesshme). Nënë e lumtur. Nënë Tereza. Nënë me shumë fëmijë. Zemër (dhembshuri) nëne. Qumështi i nënës. Dera (shtëpia) e nënës. Gjuha e nënës gjuha amtare. U nënë lindi fëmijë. pastë nëna! ur. Fëmija pa nënë, si nata pa hënë. (fj. u.). Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna (e ëma) sisë (gji) të pijë (fj. u.).
2. Femra e një kafshe, që ka pjellë këlysh. Largoi (hoqi) qengjin nga nëna.
3. bised. Përdoret për t’iu drejtuar me dashuri e me nderim vjehrrës a një gruajemoshuar.
4. fig. Burimi a shkaku i diçkaje. Toka nënë. Nëna e gjithë të zezave (të këqijave). Përsëritja është nëna e të mësuarit. (libr., fj. u.).
5. fig. Diçka shumë e dashur, e afërme dhe e shtrenjtë. Nëna jonë Shqipëri.
6. Pjesë e parë e disa emërtimevepathjeshtakanëthelbkuptimittyre burimin e diçkaje. Nëna e bukës gjyshja ose gruaja që në familjet tradicionaleMalësisë kryente punët kryesoregatimitbukës e të gjellëve, të bulmetit etj. dhendan ushqimin e familjes. Nëna e bunarit (mit.) fryma mbrojtëse e pusitujit. Nëna e diellit (etnogr.) personazh i një përralle popullorehershmeruan gjurmë të hyjnive të lashta, si personifikim i zjarrit dhe i vatrës familjare. Nëna e të zezave burimi i të këqijave, frymëzuesi i punëvekëqija.
Sin.: ëmë, mami, loke, nëno, ane, nënoke, nënëloke, nënole, lindëse, mëmë, vjehërr, burim, shkak, i dashur, i afërm, i shtrenjtë.
Që në *barknënës. *Barrë e vrarë (në barknënës). *Bir Selman i nënës, ç’të të qajparë. M’u (si) *burri i nënës (dikush) përb. I bëhem nënë e baba (dikujt) i qëndroj afër, kujdesem shumë për të; i gjendem si prind, sidomosvështirësi. S’e bën (më) nëna (dikë) është shumë i mirë, është i veçantë; nuk e ka shokun (dikush); nuk i gjendet shoku (dikujt). Ca të nënës e ca të njerkës njëri trajtohetmirë e tjetrikeq pa të drejtë, nuk shihengjithë njësoj; njërin e duan e tjetrin jo; ca të babait e ca të njerkut.doli *qumështi i nënës. Dridhet (luan) *foshnja (barra) në barkun e nënës. S’ka *bir nëne... S’ka *burrë nëne... kërkon *babën e nënën (dikush). Si e ka lindur (e ka bërë) nëna lakuriq, i zhveshur krejt, cullak. Edhe sikur nëna të më ngjallet çfarëdo që të ndodhë, edhe të më vijë më e miramundbëhet, kurrë (për diçka që s’dua ta bëj); edhe sikur vëllai të më lindë. I nxori *qumështin e nënës (dikujt). Njëherë e ka bërë nëna (dikë) shih s’e bën (më) nëna (dikë). *Shtatanikbarknënës. Tregoi edhe *qumështin e nënës (dikush). E ka thithur me *qumështin e nënës (diçka). I ka vdekur nëna (diçkaje) bised. 1. Ka ngecur keq diçka; është prishur, nuk ecën, nuk punon, ka marrë fund. 2. Është punë e mbaruar, do të bëhet patjetër; është plotësisht e sigurt. 3. Nuk gjendet a nuk kthehet më, i ka ikur koha qëkur, ka marrë fund a ka ikur pa kthim; s’këndonajo qyqe.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NEN
NEN

NEN,~II m. sh. ~E, ~ET Nënndarje e një ligji, e një kodi, e një rregulloreje etj., zakonisht e shënuar me një numër pas. Nen plotësues. Nenet e ligjit (e kodit). Leximi (miratimi) i ligjit nen për nen.
Sin.: nënndarje, artikull.

NEN

NEN,~III m. sh. ~E, ~ET krahin. Nyelli, syri i këmbës, noçka. Neni i këmbës.
Sin.: nyell, noçkë.
I ra nenit të këmbës (dikush) e goditi dikëpikën më të ndjeshme, e preku atje ku s’e duron dot; e prekuplagë (dikë); i shkelikallo (dikujt).

NËN

NËN parafj. Përdoret me një emërrasën kallëzore për të treguar: 1. Sendin, vendin etj., poshtëcilit ndodhet a lëviz dikush a diçka ose kryhet diçka; kund. mbi. Nën tryezë (nën shtrat). Nën jorgan. Nën kokë. Nën sqetull. Nën mollë (nën një rrap). Nën tokë (ujë). Nën qiellin e kaltër. Nën muret e kështjellës. U fut nën strehë. U fsheh nën rërë. Tokë nën kulturë tokë e mbjellë.
2. Një gjendje më të ulët se ajoështë e nevojshme a e zakonshme për dikë a diçka ose që merret si pikënisje; kund. mbi. Nën moshë. Nën kufi. Nën normë. Nën nivelin e duhur. Nën mesataren e rrethit. Punon nën ngarkesë. Temperatura nën zero.
3. Sendin, mjetin ose dukurinëvepron mbi dikë a diçka. Nën zjarrin e armikut. Nën breshërinë e plumbave. Nën një shirrëmbyeshëm. Natyra shkëlqente nën rrezet e diellit. Nën dritën e hënës. Toka nën ujë. Vuri nën thikë një ka.
4. Gjendjen e varësisë ndaj dikujt a diçkaje a të kujdesit për dikë a diçka ose kushtet e rrethanat në të cilat është vënë dikush a diçka, bëhet a kryhet diçka. Nën komandën (varësinë) e... Nën kontrollin (mbikëqyrjen, kujdesin) e... Nën kujdestarinë e... Nën drejtimin e... Nën sundimin e një shteti tjetër. Marr nën kontroll (nën mbikëqyrje, nën kujdes). E ka nën vete. Nën efektin e alkoolit. Nën sanksionet e vendosura.
5. Shkakun e ndonjë veprimi, të ndonjë dukurie a gjendjeje me kuptimin: si pasojë e..., si rrjedhim i... Nën peshën e fajit ai u dorëzua. Nën shtytjen e... Nën përshtypjen e... Nën ndikimin e të ftohtit. Nën goditjet e artilerisë, toga u tërhoq.
6. Mjetin për të fshehur qëllimet e vërteta, për të cilat bëhet diçka; me. Nën maskën e miqësisë. Nën një emërrremë.
7. Tingujt, zhurmat ose zëratshoqërojnë një gjendje a një veprim. Nën tingujt e korit (e bandës, e këngës). Nën zhurmën e fishekzjarreve.
8. Përdoret me një emërrasën kallëzoredisa shprehje frazeologjike për të treguar mënyrën si bëhet a kryhet diçka. Punon nën rrogoz. Flas nën zë. Qesh nën buzë. Ia dha nën dorë. Vepron nën hundën e dikujt. E thirrën nën armë. Para nën dorë para që i jepen dikujt fshehtas për të përfituar një të mirë a shërbim.
Sin.: poshtë, në, përposhtë, përfund(i), me.
Hyn nën *udhë (dikush).


Rezultate të ngjashme

NENEXHÍK,~U m., bot. (lat. Mentha spicata) Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të degëzuar, me gjethe vezake heshtake të dhëmbëzuara, me lule të vogla të kuqe manushaqe ose mav…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NENEZÉZË mb. f. Smirzezë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.