Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NEKTÁR,~I m. 1. bot. Lëng i ëmbël, që nxjerrin lulet e disa bimëve në rrëzë të petlave dhe që e thithin bletët për të bërë mjaltin, e që tërheq insektet ose zogjtë pllenues të luleve. Nektari i luleve. Nxjerr nektar. Thith nektarin. I ëmbël si nektar.
2. mit. Pije e posaçme, të cilën, sipas mitologjisë së lashtë, e përdornin perënditë. Perënditë ushqeheshin me nektar.
3. fig. Pjesa më e zgjedhur e diçkaje, ajka. Nektari poetik i folklorit. Thith nektarin e jetës.
✱Sin.: mjalcë, ujëmjaltë, ajkë, menjë, monjë.
NEKTARÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lloj pjeshke pa push. I ha shumë nektarinat. Pemë nektarine. Plantacion me nektarina.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEKTARMBÁJTËS,~E mb., bot. Që mban nektarin; që prodhon nektar; nektaror. Gjëndër nektarmbajtëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEKTARÓR,~E mb., bot. Që ka të bëjë me nektarin; i nektarit; nektarmbajtës. Gjëndrat nektarore të luleve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEKTARÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Organ gjëndërngjashëm, i vendosur jashtë ose brenda një luleje dhe që sekreton nektar, i cili shfrytëzohet nga insektet, duke kryer kështu pjalmimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë