Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NÉJÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Polygonum albanicum) Bimë barishtore me kërcell nyja-nyja, me gjethe si heshtë e me lule ngjyrë trëndafili a të bardhëreme, që rritet zakonisht në vende të ulëta e me lagështirë. Nejçë bregdetare. Nejçë ranishtesh.
NÉJC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. Nejçë. Nejca shqiptare.
2. Pjesë e parë e emërtimit të pathjeshtë për një lloj nejce. Nejcë e përdredhur bimë barishtore shumëvjeçare deri 120 cm e lartë, me gjethe vezake-heshtake me dhëmbëza, që rritet në vende me lagështirë dhe që takohet si bar i keq në grup kulturash livadhore, bishtajore, perimore etj.
NEJÇ,~E mb. 1. Që ka shumë nyja, me nyja (dru, dërrasë). Dru nejçe. Dërrasë nejçe. Trungu nejç me zor çahet.2. fig. Kokëfortë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEJÇÁK,~E mb. 1. Me shumë nyja; nejç, nejak. Lis nejçak. 2. fig. Kryeneç, kokëfortë. 3. si em. Ai që është kokëfortë, kryeneç.
Shfaq përkufizimin e plotë →NÉJÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot., krahin. Pjesë druri e një peme e rritur nën dhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEJÇÓRE,~T f. sh. (lat. Polygonaceae) Familje bimësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë