Fjalori
NEGLIZHUESHËM

NEGLIZHÚESH/ËM (i), ~ME (i) mb. Që është neglizhuar; që mund të neglizhohet. Nuk ishte e neglizhueshme aspak.


Rezultate të ngjashme

NEGLIZHÉNC/Ë,~A f., libr. Pakujdesi, moskokëçarje, mospërfillje (për dikë a për diçka). Neglizhenca e autoriteteve. Ajo po fle gjumin e madh të neglizhencës. Jo rrallë indiferentiz…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEGLIZHÉNT,~E mb., libr. Që është moskokëçarës, mospërfillës, i pakujdesshëm. Shfaqet neglizhent dhe indiferent. Një qëndrim neglizhent. Njerëz neglizhentë ndaj detyrës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEGLIZHÍM,~I m. Veprimi kur neglizhoj ose kur neglizhohem. Harron me kaq lehtësi neglizhimin e gjatë nga ana e vet. Ky lloj neglizhimi është i papranueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►NEGLIZH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e NEGLIZHÓJ. Është faktor gjeopolitik që nuk mund të neglizhohet. Është neglizhuar kjo dukuri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEGLIZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Lë pas dore. E neglizhoi raportin që i dërguan. Neglizhon realitetin. Le t’i neglizhojmë programet.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEGLIZHÚAR (i, e) mb. Që është neglizhuar, që është lënë pas dore. U ndie e neglizhuar. Çështje (punë, dukuri) e neglizhuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NEGLIZHÚES,~E mb. Që neglizhon, që lë pas dore. Qëndrim neglizhues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.