Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NEGLIZHÍM,~I m. Veprimi kur neglizhoj ose kur neglizhohem. Harron me kaq lehtësi neglizhimin e gjatë nga ana e vet. Ky lloj neglizhimi është i papranueshëm.
NEGLIZHÉNC/Ë,~A f., libr. Pakujdesi, moskokëçarje, mospërfillje (për dikë a për diçka). Neglizhenca e autoriteteve. Ajo po fle gjumin e madh të neglizhencës. Jo rrallë indiferentiz…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGLIZHÉNT,~E mb., libr. Që është moskokëçarës, mospërfillës, i pakujdesshëm. Shfaqet neglizhent dhe indiferent. Një qëndrim neglizhent. Njerëz neglizhentë ndaj detyrës.
Shfaq përkufizimin e plotë →►NEGLIZH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e NEGLIZHÓJ. Është faktor gjeopolitik që nuk mund të neglizhohet. Është neglizhuar kjo dukuri.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGLIZH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. Lë pas dore. E neglizhoi raportin që i dërguan. Neglizhon realitetin. Le t’i neglizhojmë programet.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGLIZHÚAR (i, e) mb. Që është neglizhuar, që është lënë pas dore. U ndie e neglizhuar. Çështje (punë, dukuri) e neglizhuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGLIZHÚES,~E mb. Që neglizhon, që lë pas dore. Qëndrim neglizhues.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGLIZHÚESH/ËM (i), ~ME (i) mb. Që është neglizhuar; që mund të neglizhohet. Nuk ishte e neglizhueshme aspak.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë