Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NEGATÍV,~E mb. 1. Mohues; kund. pozitiv. Përgjigje negative.
2. Që është kundër diçkaje, që nuk e miraton diçka, që e hedh poshtë vlerën ose dobinë e diçkaje. Mendim (qëndrim) negativ. Prirje negative. Kritikë negative. Sjellje negative.
3. Që ndikon keq mbi dikë a mbi diçka, që nuk e ndihmon zhvillimin, që pengon, që ka veti të dëmshme. Kushte negative. Faktorë negativë. Ndikim negativ. Shfaqje (dukuri) negative. Shembull negativ. Pasoja negative.
4. Që nuk jep përfundimin e dëshiruar; që është i padobishëm dhe pa vlerë. Përfundime negative. Rezultate negative. Notë negative notë pakaluese në shkollë.
5. Që ka cilësi të këqija, të padëshirueshme; që nuk është i dobishëm ose që është i dëmshëm për shoqërinë; që ka qëndrim dhe sjellje të dobët; i keq. Njeri negativ. Tipare negative. Anët negative. Personazhe negative (let.)
6. fiz. Që ka elektricitet të përbërë nga një rrymë elektronesh, që ka elektricitet si ai që formohet duke fërkuar ebanitin me një rrobë të leshtë; kund. pozitiv. Ngarkesë negative. Elektricitet negativ. Tension negativ. Pol negativ.
7. mat. Që është më i vogël se zeroja, që ka shenjën - (minus) përpara. Numër negativ.
8. mjek. Që nuk ka shenja bakteresh, mikrobesh etj. në analizat e laboratorëve; që nuk është i prekur nga një sëmundje. Test laboratorik negativ. Biopsia doli negative.
✱Sin.: mohues, mosmiratues, pengues, i padobishëm, i pavlefshëm, i padëshirueshëm, i dëmshëm, i keq, i shëndoshë, i pastër, pakalues, i pakalueshëm.
NEGATIVÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë mohuese; kund. pozitivisht. Iu përgjigj negativisht ftesës. 2. Në mënyrë të dëmshme për dikë a për diçka, keq. Ndikon negativisht. Mendon negativish…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGATIVÍST,~E mb., fil. Që është i lidhur me negativizmin ose i karakterizuar nga negativizmi, i negativizmit. Diskurs negativist. Nuk është negativist, është realist. Qëndrim nega…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGATIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fil. Ai që është negativ. Qëndroni larg negativistëve! Negativistët i gjen me shumicë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGATIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është negative.
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGATIVITÉT,~I m. Të qenët negativ; vetia e diçkaje që është negative; kund. pozitivitet. Negativitet i shprehur. Negativitet njerëzor. Negativitet ekzistencial. Shkarkoj negativit…
Shfaq përkufizimin e plotë →NEGATIVÍZ/ËM,~MI m. 1. Kundërshtim i pabazuar; prirje për të kundërshtuar; qëndrim mendor i karakterizuar nga skepticizmi, veçanërisht për pothuajse gjithçka që pohohet nga të tjer…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë