Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDÝTË ndajf. Ndyrësisht, ndytas; poshtërsisht. U soll ndytë.
✱Sin.: ndyrësisht, poshtërsisht, ndyrazi, ndyrë, ndytas.
NDÝTË (i, e) mb. 1. I palarë, i papastruar, i fëlliqur; që nuk mban pastërti; kund. i pastër. Me duar të ndyta. Familje e ndytë.
2. Që ka brenda papastërti të ndryshme; i ndotur. Ujë i ndytë. Lum (liqen) i ndytë. Vend i ndytë.
3. I ndyrë, i keq, i poshtër, i fëlliqur, i qelbur. Spiun i ndytë. Fjalor i ndytë. Fjalë (shprehje) të ndyta. I ndytë nga goja.
4. fig. edhe fet. Që bën keq, shumë i lig, i ndyrë (për frymërat, djajtë, demonët, personazhet mitologjike etj.). Shpirtrat e ndytë.
✱Sin.: i ndyrë, i palarë, i ndotur, i papastruar, i fëlliqur, i keq, i poshtër, i qelbur, i turpshëm.
NDY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Bëj diçka me baltë, me lyrë, me bojë ose me një lëndë tjetër, e bëj të papastër; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu rrobat. Ndyu vendin ku po punonte. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë). Shkopin, po e ndyve të tërë, s’ke ku e kap. (fj. u.) a) po e prishe krejt një punë, s’e ndreq dot më e s’ke nga ta nisësh; b) po pate bërë ndonjë gjë shumë të keqe, s’ke ku të mbahesh më.
2. E bëj t’i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën macja.
3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyn veten me këto ai.
4. euf., jokal. Dal jashtë, bëj nevojën.
✱Sin.: ndot, zhyej, fëlliq, ndrag, lyej, përlyej, llangos, qelb, pëgëj, palandyj, palavoj, përshkëllij, katranos, vështiros, neverit, turpëroj, cenoj, njollos, zhulos, prish, djallos, moleps, përdhos, shpërdhos, përzhurg, purth, përpurth, pëlyr, leros, zgjyros, laparos, laturis, larushit, gërbul, ajkoj, llackos, llagavit, vangoj, qurroj, sklloçit, përmut, dhjes, jashtëqit.
♦ Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) *dorën (me dikë) përçm. E ndyu (e prishi) *gojën (dikush).
NDÝTËSI,~A f. Ndyrësi. Ndytësia e kësaj bote. Ndytësi shpirtërore. Pastrimi i zemrës nga papastërtia dhe ndytësia. Ndytësia nuk ka fund. (fj. u.).
Shfaq përkufizimin e plotë →NDÝTAS ndajf. Në mënyrë jo të pastër, ndytë, ndyrësisht, poshtërisht. Luajti ndytas. Veproi ndytas. E fitoi ndytas çështjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë