Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDYJ
NDYJ

NDY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Bëj diçka me baltë, me lyrë, me bojë ose me një lëndë tjetër, e bëjpapastër; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu rrobat. Ndyu vendin ku po punonte. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë). Shkopin, po e ndyvetërë, s’ke ku e kap. (fj. u.) a) po e prishe krejt një punë, s’e ndreq dot më e s’ke nga ta nisësh; b) po pate bërë ndonjë gjë shumëkeqe, s’ke ku të mbahesh më.
2. E bëj t’i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën macja.
3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyn veten me këto ai.
4. euf., jokal. Dal jashtë, bëj nevojën.
Sin.: ndot, zhyej, fëlliq, ndrag, lyej, përlyej, llangos, qelb, pëgëj, palandyj, palavoj, përshkëllij, katranos, vështiros, neverit, turpëroj, cenoj, njollos, zhulos, prish, djallos, moleps, përdhos, shpërdhos, përzhurg, purth, përpurth, pëlyr, leros, zgjyros, laparos, laturis, larushit, gërbul, ajkoj, llackos, llagavit, vangoj, qurroj, sklloçit, përmut, dhjes, jashtëqit.
Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) *dorën (me dikë) përçm. E ndyu (e prishi) *gojën (dikush).


Rezultate të ngjashme

NDYRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i ndyrë; cilësia e atij që është i ndyrë; kund. pastërti. Ndyrësia mbretëronte në atë vend.2. Gjë e ndyrë, mbeturinë e papastër e diçk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRACÁK,~E mb. 1. Që e ka zakon të rrijë i ndyrë, që nuk lahet e nuk pastrohet; kund. pastërtor. Njeri (fëmijë) ndyracak. Grua (vajzë) ndyracake. 2. fig. Që nuk është i pastër nga…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRACÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që e ka zakon të rrijë i ndyrë, që nuk lahet e nuk pastrohet. 2. Ai që nuk është i pastër nga shpirti, që ka dëshira, mendime e synime të ulëta e t…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRAMÁN,~E mb. I fëlliqur, ndyracak, ndyranak, ndyraq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRANÁK,~E mb. Ndyracak, i fëlliqur, ndyraman, ndyraq.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRANÁQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ndyracak.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDYRÁQ,~E mb. Ndyracak, i ndyrë, i fëlliqur, ndyranak, ndyraman.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÝRAS ndajf. Ndyrazi, poshtërsisht, keqas. Luajti ndyras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÝRAZI ndajf. 1. Me fjalë shumë të ndyra. E shau ndyrazi. 2. Në mënyrë të ulët, të shëmtuar e të poshtër. Vepruan ndyrazi. E gënjeu ndyrazi. Ia punuan ndyrazi.3. Duke e tepruar di…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDÝRJ/E,~A f. Veprimi kur ndyj ose kur ndyhem. Ndyrja e duarve (e fytyrës). Ndyrja e ujit.Sin.: ndotje, fëlliqje, ndragie, zhyerje, laturisje, përlyerje. lerosje, llangosje, njoll…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.