Fjalori

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDYJ
NDYJ

NDY/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Bëj diçka me baltë, me lyrë, me bojë ose me një lëndë tjetër, e bëjpapastër; përlyej, fëlliq, njollos; kund. pastroj. Ndyj fytyrën (duart, këmbët). Ndyu rrobat. Ndyu vendin ku po punonte. Ndyj me baltë (me vaj, me lyrë). Shkopin, po e ndyvetërë, s’ke ku e kap. (fj. u.) a) po e prishe krejt një punë, s’e ndreq dot më e s’ke nga ta nisësh; b) po pate bërë ndonjë gjë shumëkeqe, s’ke ku të mbahesh më.
2. E bëj t’i vijë ndot për diçka, ia vështiros. Ia ndyu gjellën macja.
3. fig. Cenoj emrin e mirë, i vë njollë, njollos. Nuk e ndyn veten me këto ai.
4. euf., jokal. Dal jashtë, bëj nevojën.
Sin.: ndot, zhyej, fëlliq, ndrag, lyej, përlyej, llangos, qelb, pëgëj, palandyj, palavoj, përshkëllij, katranos, vështiros, neverit, turpëroj, cenoj, njollos, zhulos, prish, djallos, moleps, përdhos, shpërdhos, përzhurg, purth, përpurth, pëlyr, leros, zgjyros, laparos, laturis, larushit, gërbul, ajkoj, llackos, llagavit, vangoj, qurroj, sklloçit, përmut, dhjes, jashtëqit.
Nuk e ndyj (nuk e fëlliq) *dorën (me dikë) përçm. E ndyu (e prishi) *gojën (dikush).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.