Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDRYS vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp lehtë me dorë muskujt e damarët për të larguar lodhjen ose dhembjen. Ndrys shpatullat (damarët). Ndryste plakun. Ndrys lehtë (rëndë).
2. Fërkoj lehtë në shenjë përkëdhelie, përkëdhel. I ndryste faqet (qafën, ballin) të bijës.
3. Fut diçka me forcë në një vend; zhyt. I ndrysi kokën në baltë.
✱Sin.: shtyp, shkel, trys, fërkoj, përkëdhel, fus, zhys.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë