Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDRÝDHUR (i, e) mb. 1. Që është shtypur e i është pakësuar vëllimi, i ngjeshur. Ajër i ndrydhur. Gaz i ndrydhur. Djathë i ndrydhur ushqim që bëhet duke ngjeshur e shtypur së bashku djathë të njomë, qepë të njoma, kopër e vaj ulliri. Pogaçe e ndrydhur me djathë dhe qumësht.
2. Që ka dalë nga vendi (një gjymtyrë); që është përdredhur. Këmba e ndrydhur i ishte ënjtur.
3. fig. Që nuk lejohet të shfaqet a të zhvillohet lirisht, që pengohet, që kufizohet a që ngushtohet. Me dëshira (ndjenja) të ndrydhura. Fuqi të ndrydhura. Vullnete të ndrydhura. Jetë e ndrydhur. E mbante të ndrydhur.
4. fig. Që nuk sillet e nuk vepron lirisht në jetë, i druajtur; që është i mbyllur në vetvete. Vajzë e ndrydhur. Fëmijë i ndrydhur.
✱Sin.: i shtypur, i ngjeshur, i përndrydhur, i përdredhur, i shtypur, i kufizuar, i ngurosur, i topitur, i druajtur, i kyçur, i ndryrë, i mbyllur, i angështuar, i nënshtruar, i ndrydhët, i tulatur.
NDRÝDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp diçka për ta ngjeshur; i rëndoj përsipër. Ndrydh brumin. Ndrydh lakrat. Ndrydh një gaz. Ndrydh me dorë. I ndrydh kraharorin.
2. Nxjerr nga vendi një gjymtyrë; përdredh një gjymtyrë kur rrëzohem, kur bie nga një lartësi etj. Ndrydhi dorën (këmbën).
3. fig. Nuk e lë dikë a diçka të shfaqet a të zhvillohet lirisht, duke i krijuar pengesa e vështirësi, ngushtoj, kufizoj, pengoj; shtyp. Pa dashur, e ndrydhën fëmijën. Ndrydh mendimet (ndjenjat, dëshirat). I ndrydhte hovin (vrullin). I ndrydh personalitetin.
✱Sin.: ngjesh, shtyp, rëndoj, ndërlik, përndrydh, përdredh, ngushtoj, kufizoj, prridh, pengoj, rrudh, topis, mbyll, ndryj, nënshtroj, tulat.
NDRÝDH vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtyp diçka për ta ngjeshur; i rëndoj përsipër. Ndrydh brumin. Ndrydh lakrat. Ndrydh një gaz. Ndrydh me dorë. I ndrydh kraharorin. 2. Nxjerr nga vendi …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDH/E,~JA f. sh. ~A, ~AT gjell. Kryelanë, gjellë prej brumi që bëhet me djathë dhe vezë. Oj zonja e shtëpisë, na qit një ndrydhe!
Shfaq përkufizimin e plotë →►NDRÝDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Del nga vendi, përdridhet (për gjymtyrët). M’u ndrydh këmba (dora). 2. fig., vetv. Mbyll në vetvete ndjenjat a mendimet nga dru…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRYDHÍ,~A f. sh. ~, ~TË gjell., krahin. Pite.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur ndrydh diçka ose kur ndrydhem. Ndrydhja e brumit (e lakrave). Ndrydhje e vetëveprimit (e mendimit, e ndjenjave). 2. mjek. Lëvizje e kockës së një gjy…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDHSHËM ndajf. Me druajtje; me turp a me frikë. E dëgjonte ndrydhshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDHËS,~E mb. 1. Që shtyp diçka për ta ngjeshur, kompresues, shtypës.2. Që e kufizon a e pengon zhvillimin ose shfaqjen e lirë të diçkaje, që të zë frymën. Mjedis ndrydhës. Puna …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pajisje mekanike që shërben për të shtypur rrushin etj., shtypëse. Ndrydhëse e rrushit të verës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRÝDHËT (i, e) mb. Që është pjekur e zbutur pasi është vjelë (për pemët), i mbrydhët, i ndulkët. Dardhë (mollë) e ndrydhët.✱Sin.: i pjekur, i ndulkët, i qullët, i squllët, i zbutu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë