Fjalori
NDRITE

NDRÍT/E,~JA f., vjet. Shkëlqim.
Sin.: shkëlqim, ndriçim.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: NDRIT
NDRIT

NDRIT (NDRIS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. vet. v. III Lëshon dritë, ndriçon fort; shkëlqendritëfortë, shndrit. Ndrit dielli (hëna). Ndritin yjet. Ndrit si pasqyrë. Çdo gjë që ndrit nuk është ar (flori). (fj. u.).
2. vet. v. III Shkëlqen nga pastërtia, nga rregulli, është shumë i pastër e i rregullt, shndrit. Ndrit shtëpia (dhoma). Ndrit nga pastërtia.
3. vet. v. III Merr një shprehjejashtme, që tregon një ndjenjëfuqishme, frymëzim ose gjallëribrendshme. Vajzës i ndriti fytyra nga ngazëllimi. Vogëlushit i ndritën sytë nga befasia.
4. fig. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). ecën një punë, më shkon mbarë; ia arrij qëllimit (zakonisht me mohim). Nuk i ndriti me të. S’i ndrit tek unë. I ndriti fati.
5. kal. I jap dritë, ndriçoj. Doli hëna e ndriti dheun. Një rreze dielli ia ndriti fytyrën.
6. fig., kal. I tregoj rrugën e drejtë; i zbulojvërtetën dikujt duke e mësuar, ndriçoj, shndrit. I ndritën rrugën popullit. Ia ndriti mendjen (trurin).
7. iron., kal. E bëj keq një punë, e prish. E ndriti punën! Ç’na ndrite dhe ti me këto! E ndritën për shumë vjet me radhë.
Sin.: pastroj, spërndris, shkëlqar, shkëlqej, feks, ndriçon, ndrin, përndrit, rrezaton, rrezit, rrezon, rrëzëllen, vezullon, vetëtin, shkëndijon, shndrit, shkëndit, shkreptin, ndizet, xixëllon, zbardh, zbardhet, zbardhëllon, zdrit, llamburit, llapëtin, llaps, qeshet, gëzohet, sqaroj, shpjegoj, ecën, drejtoj, përshkëndit, udhëheq, shquhet, prish.
I ndrit *fytyra (dikujt). I ndrit (i qesh) *nuri (dikujt). I ndrit *sytë (dikujt). I ndritin (i shkëlqejnë) *sytë (dikujt). I ndrittë *shpirti! I ndrit *ylli (dikujt).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.