Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDRIÇÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të ndriçohet, që është i ndriçuar. Trupa të ndriçueshëm. Qiell i ndriçueshëm plot yje. Sfond i ndriçueshëm. Shirit i ndriçueshëm.
NDRIÇÚAR (i, e) mb. 1. Që ka dritë. 2. fig. I zhvilluar, i arsimuar e i kulturuar; i sqaruar. Komb i ndriçuar. ✱Sin.: i dritësuar, i përndritur, i ndritur.♦ Me *mendje të ndriçuar …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRIÇÚES,~E mb. 1. Që lëshon dritë, që ndriçon; që shërben për ndriçim. Trup ndriçues. Gaz ndriçues. Rreze ndriçuese. Raketë ndriçuese. Tuba ndriçues dekorativë.2. fig. Që sqaron m…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRIÇÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet për të bërë dritë. Ndriçues i thjeshtë. Ndriçues me abazhur. Ndriçuesit rrugorë. Ndriçues dekorativë.2. Punonjës që merret me mjetet e ndriçimit t…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRIÇÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ndriçimtare.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDRIÇUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i ndriçuar, ndriçim. Ndriçueshmëria e rrezeve të diellit. Ndriçueshmëria e ambientit. Ekuilibri dhe ndriçueshmëria mendore.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë