Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDRÉQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET etnogr. Dita kur përcjellin nusen te burri.
NDREQ vep., ~A, ~UR kal. 1. Kthej në gjendjen e mëparshme diçka që është prishur a është dëmtuar; bëj të përshtatshëm përsëri për të punuar ose për ta përdorur, ujdis, rregulloj; kund. prish. Ndreq urën (rrugën) e prishur. Ndreq këpucët (çizmet) te këpucari. Ndreq orën (radion, televizorin). Çoj për të ndrequr.
2. Sjell përsëri në rregull, vë për fije, rregulloj. Ndreq shtëpinë (dhomën). Ndreq shtratin. Ndreq flokët.
3. Bëj diçka nga e para. Ndreqa një shtëpi të re.
4. Përmirësoj diçka në krahasim me të kaluarën. Ndreq notat. Ndreq rezultatin e garave.
5. fig. I mënjanoj a i zhduk gabimet, të metat dhe dobësitë, e sjell dikë në rregull; e përmirësoj. Ndreq gabimet. Ndreq shokun. Ndreq veten.
6. fig., bised. Zgjidh një mosmarrëveshje a një grindje, pajtoj; ujdis. I ndreqi me të mirë. Hyri në mes dhe i ndreqi. E ndreqi punën. Kush e ndreq me të!
7. bised. I bëj shërbimet e nevojshme, i jap të hajë e të pijë, i shtroj për të fjetur etj. Ndreq fëmijët. Ndreq kalin. I zoti i shtëpisë i ndreqi miqtë. Ndreq tryezën shtroj tryezën.
8. bised. Përgatit diçka për të ngrënë me të gjitha ato që duhen; i shtoj diçka gjellës për t’i përmirësuar shijen; ndërtoj. Ndreq gjellën me erëza e kripë.
9. bised. Drejtoj. Ndreq shtatin (trupin).
10. vjet. Paguaj detyrimin që kam ndaj dikujt. Ndreqi ustallarët dhe punëtorët. Ndreqi borxhlinjtë.
✱Sin.: rregulloj, meremetoj, riparoj, ujdis, ndreq, godit, përmirësoj, zbukuroj, pilloj, ndërtoj, mbarështoj, vë, zgjidh, kërpit, mbarësoj, kallafatoj, zhbllokoj, shmang, pajtoj, zgjidh, mëtoj, shtroj, korrigjoj, korrektoj, qortoj, zhduk, stolis, drejtoj, paguaj.
♦ Ia ndreqi *binanë (dikujt). I ndreqi *hesapet (me dikë). Ia ndreqi *kryqet (dikujt). Ia ndreqi *kurrizin (shpinën) (dikujt). Ia ndreqi*qejfin (dikujt). Ia ndreqi *samarin (dikujt). As *prish e as ndreq (dikush). *Prish e nuk ndreq (dikush). Ia ndreqi *shpinën (dikujt).
►NDRÉQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vishem me rroba të reja; stolisem. U ndreqën e u stolisën. U ndreq nusja. 2. fig., vetv. Shmang të metat e dobësitë që kam pasur, përmirësohe…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë