Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NDÓT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Fëlliqem me diçka, ndyhem; kund. pastrohem, çndotem. Ndotem me baltë (me pluhur). Më ndoten rrobat (duart).
2. euf., vetv. Bëj ujët, dal jashtë. Është ndotur foshnja.
3. pës. e NDÓT. Plazhi u ndot nga rrjedhja e naftës nga naftëmbajtësja.
✱Sin.: ndyhem, fëlliqem, zhulosem, zhgërryhem, trokohem, kallajisem, llackosem, llagavitem, llangosem, laturisem, lyrosem, larushitem, përlyhem, përdhosem, zhyhem, zgjyrosem, sklloçitem, gërbulem, bëhem, qelbet, prishet, neveritet.
NDOT vep., ~A, ~UR kal. 1. Ndyj, fëlliq; kund. pastroj, çndot. Ndoti duart (këmbët). I ndoti me baltë. Kush ndot këmbët, luan dhëmbët. (fj. u.) kush punon ha.
2. E bëj të dëmshëm për jetën e gjallë, duke hedhur ose duke përhapur lëndë kimike, mbeturina të industrisë etj. Ndot ajrin (ujërat, atmosferën). Ndot mjedisin.
3. euf., jokal. Bëj ujët, dal jashtë.
✱Sin.: ndyj, fëlliq, trokoj, kallajis, moleps, sklloçit, laturis, lyros, përlyej, përdhos, llackos, llagavit, llangos, zgjyros, zhulos, zhyej, gërbul, bëj, qelb, zgjyros, prish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë