Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDONJË́ pacak. Një frymor, një send ose një dukuri nga një varg i njëjtë; njëri cilido, diçka çfarëdo. Ndonjë njeri. Ndonjë ditë. Ndonjë punë (çështje). Ndonjë gëzim (hidhërim, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJË́ pj. Afro, gati, pothuajse, përafërsisht, afërsisht, rreth. Kam ndonjë orë që po pres. Ndonjë kilometër larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËDÍTË ndajf. Një ditë (në të ardhmen). Do të takohemi ndonjëditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËFÁRË pacak. Ndonjë; ndonjë që ka një farë vlere a një lloj peshe, që mund të konsiderohet disi. Dukej si ndonjëfarë mirazhi. Ndonjëfarë kujtimi i vinte në mendje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh ndonjëherë, që nuk ndodh a nuk përsëritet shpesh. kund. i përhershëm. Përpjekje e ndonjëhershme. Lëndimet e ndonjëhershme. Zjarre të ndonjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËHÉRË ndajf. 1. Në ndonjë rast, në disa raste; nganjëherë. Ndonjëherë u kemi folur. Dilni ndonjëherë! Ndonjëherë më pëlqen të shëtis vetëm. Si kurrë ndonjëherë si asnjëherë tj…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËLLÓJ pacak. Një lloj. Ndonjëlloj kremi. Ndonjëlloj shakaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËSÓJ pacak. Ndonjëlloj, ndonjëfarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë