Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDONJËHÉRË ndajf. 1. Në ndonjë rast, në disa raste; nganjëherë. Ndonjëherë u kemi folur. Dilni ndonjëherë! Ndonjëherë më pëlqen të shëtis vetëm. Si kurrë ndonjëherë si asnjëherë tjetër.
2. Në asnjë rast, asnjëherë, kurrë. S’pushon ndonjëherë. S’e kam parë ndonjëherë. Nuk kam kërcyer ndonjëherë.
✱Sin.: nganjëherë, herë-herë, rrallë, dikur, aty-këtu, tutje-tëhu.
NDONJË́ pacak. Një frymor, një send ose një dukuri nga një varg i njëjtë; njëri cilido, diçka çfarëdo. Ndonjë njeri. Ndonjë ditë. Ndonjë punë (çështje). Ndonjë gëzim (hidhërim, për…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJË́ pj. Afro, gati, pothuajse, përafërsisht, afërsisht, rreth. Kam ndonjë orë që po pres. Ndonjë kilometër larg.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËDÍTË ndajf. Një ditë (në të ardhmen). Do të takohemi ndonjëditë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËFÁRË pacak. Ndonjë; ndonjë që ka një farë vlere a një lloj peshe, që mund të konsiderohet disi. Dukej si ndonjëfarë mirazhi. Ndonjëfarë kujtimi i vinte në mendje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh ndonjëherë, që nuk ndodh a nuk përsëritet shpesh. kund. i përhershëm. Përpjekje e ndonjëhershme. Lëndimet e ndonjëhershme. Zjarre të ndonjë…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËLLÓJ pacak. Një lloj. Ndonjëlloj kremi. Ndonjëlloj shakaje.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJË́R/I,~A pacak. Një njeri i papërcaktuar nga një grup; ndokush, ndonjë. Ndonjëri nga të rriturit. Ndonjëra prej jush (prej tyre). Le të vijë ndonjëri. Thuaji ndonjërit.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDONJËSÓJ pacak. Ndonjëlloj, ndonjëfarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë