Fjalori


Rezultate të ngjashme

NDONJËDÍTË ndajf. Një ditë (në të ardhmen). Do të takohemi ndonjëditë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJËFÁRË pacak. Ndonjë; ndonjë që ka një farë vlere a një lloj peshe, që mund të konsiderohet disi. Dukej si ndonjëfarë mirazhi. Ndonjëfarë kujtimi i vinte në mendje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJËHÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ndodh ndonjëherë, që nuk ndodh a nuk përsëritet shpesh. kund. i përhershëm. Përpjekje e ndonjëhershme. Lëndimet e ndonjëhershme. Zjarre të ndonjë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJËHÉRË ndajf. 1. Në ndonjë rast, në disa raste; nganjëherë. Ndonjëherë u kemi folur. Dilni ndonjëherë! Ndonjëherë më pëlqen të shëtis vetëm. Si kurrë ndonjëherë si asnjëherë tj…

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJËLLÓJ pacak. Një lloj. Ndonjëlloj kremi. Ndonjëlloj shakaje.

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJË́R/I,~A pacak. Një njeri i papërcaktuar nga një grup; ndokush, ndonjë. Ndonjëri nga të rriturit. Ndonjëra prej jush (prej tyre). Le të vijë ndonjëri. Thuaji ndonjërit.Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

NDONJËSÓJ pacak. Ndonjëlloj, ndonjëfarë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.