Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDJESÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mbresa që mbetet nga një ndijim, përshtypja e një ndijimi nga bota e jashtme. Ndjesia e të ftohtit. Kam një ndjesi. Ndjesia e pranisë.
2. Ndjenjë; aftësia për të ndier; kund. pandjesi. Ndjesi të holla (të fuqishme). Ndjesi universale. Ndjesi eterike. Ndjesi artistike. Ndjesi e hollë. Ndjesi lehtësimi. Ndjesi e bukur (e ëmbël). I lindi një ndjesi. E rrëmbeu një ndjesi.
✱Sin.: mbresë, ndijim, ndjenjë.
NDJESIHÓLLË mb. Që rrok shpejt çdo përshtypje nga bota e jashtme; që e ka shumë të zhvilluar e të përpunuar ndjenjën për diçka, nuhatës.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJESIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me ndjesinë. Sistemi perceptiv e ndjesimor i njeriut të kohës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë