Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDJELL vep., NDÓLLA, NDJÉLLË kal. 1. Bëj që të afrohen në një vend shpendët shtëpiakë ose disa kafshë shtëpiake, duke u thirrur a duke i tërhequr me një ushqim. Ndjell pulat (rosat…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJELLAKÉQ,~E mb. Që ndjell gjithnjë të keqen; që parathotë ose që paralajmëron se diçka e zezë do të ndodhë; kund. ndjellamirë. Shenjë ndjellakeqe. Fjalë ndjellakeqe. ✱Sin.: gojët…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJELLA/ZÍ,~ZÉZË mb. Që ndjell keq; që ndjell të zeza; ndjellakeq. Shenjë ndjellazezë. Njeri ndjellazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJELLAZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË Ai që ndjell keq; ai që ndjell të zeza; ndjellakeq.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLË (i, e) mb. Që është ndjellë; i joshur. I ndjellë prej një magjistareje lojcake. Si të ndjellë nga një erë e padukshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLËS,~E mb. Që të ndjell, që të josh, joshës. Lëkurë (forma) ndjellëse. Aromë (dritë) ndjellëse. Ide ndjellëse. Ofertë ndjellëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLËS,~II m., bot. Bar me të cilin ndjellin bletën; bar blete, mjalcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLËS,~III m. sh. ~, ~IT Ai që ndjell diçka të keqe. Ndjellësit e qametit (e së keqes). Ishte vërtet një ndjellës fatkeqësie. Një ndjellës fatkeqësish.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLËS/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Karrem që përdoret për gjueti a për peshkim; diçka që ndjell apo shërben për të ndjellë kafshët e shpendët. Vë ndjellëse. Kanarinë me rolin e ndje…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉLLËS/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET Ajo që ndjell diçka të keqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë