Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDJEK vep., NDÓQA, NDJÉKUR kal. 1. Shkoj prapa dikujt a prapa diçkaje për ta kapur, i vihem pas për ta zënë ose për ta dëmtuar a për ta asgjësuar. Ndjek ujkun. Ndjek gjakun. Ndjek …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJELL vep., NDÓLLA, NDJÉLLË kal. 1. Bëj që të afrohen në një vend shpendët shtëpiakë ose disa kafshë shtëpiake, duke u thirrur a duke i tërhequr me një ushqim. Ndjell pulat (rosat…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉRË (i, e)I mb. Që ka vdekur, i vdekur. Trima të ndjerë. Presidenti i ndjerë. ✱Sin.: i vdekur, i qethëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉRË (i, e)II mb. Që është i njohur; i famshëm.✱Sin.: i njohur, i famshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) Ai që ka vdekur, i vdekuri. I ndjeri burrë. I ndieri profesor. Të afërmit e të ndjerit. U shkuan për ngushëllim familjarëve të të ndjerëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që ka vdekur, e vdekura. Familja e të ndierës. Dhoma e së ndjerës. Të mos harrojmë të ndjerën!
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJESÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Mbresa që mbetet nga një ndijim, përshtypja e një ndijimi nga bota e jashtme. Ndjesia e të ftohtit. Kam një ndjesi. Ndjesia e pranisë. 2. Ndjenjë; aftësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉS/Ë,~A f. 1. Falja e fajit ose e gabimit. Kërkon (lyp) ndjesë. Ndjesë publike. 2. fet., vjet. Falje e fajit a e mëkatit. Ndjesë e plotë. Ndjesë pastë përdoret pas emrit të një …
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉT/Ë,~AI f. Shkak. Për ndjetë të saj nuk vajta në shkollë.
Shfaq përkufizimin e plotë →NDJÉT/Ë,~AII f. Neveri, urrejtje.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë