Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►NDÍQEM jovep., NDÓQA (u), NDJÉKUR 1. vetv., vet. v. III Veprohet në një mënyrë të caktuar (përdoret me kuptim të përgjithësuar). Nuk mund të ndiqet kjo rrugë. Ndeshja mund të ndiqet online. Kjo metodë ndiqet në fjalorët përshkrues.
2. vetv. Bashkohet femra e disa kafshëve me mashkullin. Ndiqen qentë (macet, egërsirat). Po vjen shkurti e ndiqen macet.
3. pës. e NDJÉK. Ndiqeshin nga pushtuesit. U ndoq me interes shfaqja (filmi). U ndoqën disa rrugë. Ndiqet e njëjta procedurë. Ndiqet penalisht. Ndiqet nga shumë dëgjues. Ndiqet çështja nga avokati.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë