Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
NDIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. vet. v. III Vepron diçka mbi një tjetër dhe i sjell ndryshime ose i lë gjurmë, ushtron një veprim. Ndikon dhe klima. Ndikojnë kushtet (rrethanat). Faktorë që ndikojnë thellë. Ndikon mbi ekonominë. Ndikon në rritjen (në zhvillimin) e dikujt a të diçkaje.
2. edhe kal. Veproj mbi dikë me fjalë, me shembullin vetjak etj., për ta bërë që të mendojë a të sillet në një mënyrë tjetër, e shtyj të mendojë, të sillet e të veprojë ndryshe. Ndikon mbi të tjerët. Ndikon me fjalë (me vepra). Ndikon për të mirë (për të keq). Ndikon te nxënësit. Ndikoj mbi formimin e dikujt. Personalitetet që ndikuan fuqishëm. Ndikon pozitivisht (negativisht).
✱Sin.: vendos, flet, ushtron, influencoj, shtyj, veproj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë